Coca‑Cola është pija freskuese më e njohur dhe më e shitur në histori, si dhe një nga markat më të njohura në botë. Kjo pije e gazuar u patentua në vitin 1887 dhe në historinë e saj 137-vjeçare, shija e Coca‑Cola ka mbetur e njëjtë!
Kompania Coca‑Cola hapi fabrikat e saj të para ekskluzive të shisheve në Shtetet e Bashkuara në 1899, dhe që nga viti 1906 ka hapur fabrika të shisheve në mbarë botën.