Mirë se vini në Politikën e privatësisë të konsumatorit të Coca‑Cola (Politika e privatësisë).

Kompania Coca‑Cola dhe filialet e saj (Coca‑Cola ose ne) e marrim seriozisht të drejtën tuaj të privatësisë. Ne e vlerësojmë që na besoni informacionet tuaja personale dhe respektimi i privatësisë suaj qëndron në thelb të ndërveprimit tonë me ju.

Mënyra se si Coca‑Cola e përdor informacionin personal, udhëhiqet nga këto parime:

  • Transparenca

  • Respekti

  • Besimi

  • Drejtësia

Data kur hyn në fuqi: 28.08.2023

Kjo politikë privatësie përshkruan informacionin personal që mbledh Coca‑Cola nga ose për përdoruesit e ueb sajteve, aplikacioneve celulare (Aplikacionet), miniaplikacioneve dhe shërbimeve të tjera në linjë dhe jashtë linje, që administrohen nga Coca‑Cola (së bashku, Shërbimet) dhe se si e përdorim dhe e mbrojmë informacionin personal. Kjo politikë privatësie shpjegon edhe vendimet që mund të marrin përdoruesit për informacionin e tyre personal.

Me informacion personal në këtë politikë privatësie, nënkuptojmë informacionin që identifikon ose mund të identifikojë një qenie njerëzore individuale. Informacioni personal përfshin identifikues të drejtpërdrejtë (si emri) ose të tërthortë (si identifikuesi ose adresa IP e kompjuterit ose pajisjes celulare). Me ju ose përdorues, nënkuptojmë dikë që përdor cilindo nga shërbimet. Me kontrollues, nënkuptojmë atë që përcakton se ç'lloj informacioni mblidhet nga ju ose për ju dhe mënyrën se si përdoret dhe mbrohet ky informacion personal.

Mënyra se si e mbledhim, e përdorim dhe e mbrojmë informacionin tuaj personal, varet nga ligjet e vendeve ku veprojmë. Kjo do të thotë se në vende të ndryshme, mund të kemi praktika të ndryshme. Për më shumë informacion, shikoni Të drejtat dhe zgjedhjet e privatësisë, që ka përshkrime shtesë të të drejtave tuaja, detyrimeve tona në disa juridiksione të veçanta dhe se me kë të kontaktoni.

NËSE KENI NDONJË PYETJE SE SI I PËRDOR COCA-COLA INFORMACIONET TUAJA PERSONALE, KONTAKTONI ME PRIVACY@COCA-COLA.COM.

ÇFARË KA NË KËTË POLITIKË PRIVATËSIE?

Kjo politikë privatësie ndahet në seksionet në vijim:

1. KUR ZBATOHET KJO POLITIKË PRIVATËSIE?

Kjo politikë privatësie është publikuar dhe ka hyrë në fuqi për përdoruesit e rinj më 28.08.2023.

Versionet e mëparshme të politikave të privatësisë të Coca‑Cola zbatohen deri më 7.09.2023 dhe janë të disponueshme me kërkesë nga Privacy@coca-cola.com.

2. KU ZBATOHET KJO POLITIKË PRIVATËSIE?

Politika e privatësisë zbatohet për informacionin personal të përdoruesve të shërbimeve ku është publikuar ose lidhur politika e privatësisë, si dhe në rastet kur politika e privatësisë referohet nga shërbimet ose kur Coca‑Cola ju kërkon që ta pranoni. Kjo politikë privatësie mbulon edhe informacionin personal që ne mbledhim nga konsumatorët që na kontaktojnë me email, telefon dhe jashtë linje, si p.sh. gjatë ngjarjeve me prani fizike.

Kjo politikë privatësie mund të zbatohet edhe për informacionin personal që na është dhënë nga konsumatorët që ndërveprojnë me ne përmes mediave sociale. Nëse dëshironi të dini se a zbatohet kjo politikë privatësie për informacione të veçanta personale që lidhen me mediat sociale, na kontaktoni në Privacy@coca-cola.com.

Kjo politikë privatësie nuk zbatohet në ueb sajte dhe shërbime të tjera në linjë që administrohen nga organizata të tjera. Çdo ueb sajt dhe shërbim ndjek politikat e veta të privatësisë dhe jo këtë politikë privatësie. Sigurohuni që t'i shqyrtoni edhe ato politika privatësie, që të dini se si përdoren informacionet tuaja.

3. ÇFARË INFORMACIONESH PERSONALE MBLEDH COCA-COLA DHE PSE?

a. Informacionin që ju zgjedhni të na jepni

Ne mbledhim informacionin personal që ju zgjedhni të na jepni.

Informacioni që ju zgjedhni të na jepni përfshin zakonisht llojet vijuese të informacionit personal. Shqyrtoni sa më poshtë për të mësuar më shumë për kategoritë e informacionit personal që mbledh Coca‑Cola dhe arsyet pse mblidhet:

Informacioni i kontaktit dhe i llogarisë

Coca‑Cola ju kërkon emrin dhe mbiemrin, adresën e emailit, numrin e telefonit dhe datën e lindjes për të krijuar një llogari për shërbimet. Ne mund të mbledhim edhe emrin e përdoruesit, fjalëkalimin, moshën, adresën postare, një mjet identifikimi të lëshuar nga qeveria dhe informacione të ngjashme kontakti.

  • Për të mirëmbajtur llogarinë tuaj në linjë, nëse zgjedhni ta keni një të tillë

  • Për të verifikuar identitetin dhe pranueshmërinë për disa shërbime

  • Për të personalizuar përvojën tuaj me shërbimet

  • Për të ofruar qasje në përmbajtje ekskluzive, zbritje dhe mundësi të tjera

  • Për të administruar shorte, konkurse, promocione të tjera ose programe të besnikërisë

  • Për të kryer blerje dhe për të dorëzuar produkte 

  • Për të dërguar informacione që mendojmë se ju interesojnë, të cilat ndonjëherë personalizohen, bazuar në informacionin e lidhur me llogarinë tuaj

  • Për të kërkuar komentet tuaja, si p.sh. përmes sondazheve për produkte të reja

  • Për t'iu përgjigjur pyetjeve tuaja dhe për t'ju ofruar shërbim ndaj klientit

  • Për hulumtime dhe risi

  • Kur merrni pjesë në ngjarje me prani fizike, si ngjarjet e financuara apo të organizuara nga Coca‑Cola ose kur shpërndajmë mostra produktesh

Përmbajtja e gjeneruar nga përdoruesit (UGC) 

Coca‑Cola mbledh postimet, komentet, qëndrimet, regjistrimet zanore, fotot dhe videot që ju zgjedhni t'i paraqisni përmes shërbimeve

  • Për të monitoruar komunitetet në linjë

  • Për të regjistruar dhe për të shqyrtuar komentet dhe qëndrimet tuaja, si p.sh. në sondazhe, në pyetësorë për shërbimin e klientit dhe kuti të tjera teksti me formë të lirë

  • Për të administruar pjesëmarrjen tuaj në promocione që përfshijnë paraqitjen e përmbajtjes së gjeneruar nga përdoruesit (UGC)

  • Për të mbledhur foto të përdoruesve, në lidhje me pjesëmarrjen në promocione të veçanta dhe shërbime të tjera

Informacione të lidhura me një llogari në një platformë të mediave sociale

Kur lidheni ose hyni te shërbimet përmes llogarisë së mediave sociale, si Meta dhe Twitter, ne mbledhim informacionin personal të lejuar nga platforma e medias sociale dhe lejet e llogarisë suaj, si fotografia e profilit, emaili, pëlqimet, interesat, miqtë, ndjekësit ose lista të ngjashme.

  • Për të personalizuar përvojën tuaj me shërbimet

  • Për t'iu përgjigjur komenteve dhe kërkesave tuaja të postuara në një platformë të mediave sociale dhe për të analizuar komunikimet (si tweet-et ose postimet) me ose për Coca‑Cola dhe për të kuptuar më mirë se çfarë mendimi kanë konsumatorët për Coca‑Cola

(Nëse më vonë vendosni që nuk dëshironi të na jepni informacione nga llogaria e medias sociale, rregulloni cilësimet e privatësisë në llogarinë e medias sociale.)

Të dhënat e vendndodhjes

Vendndodhja e saktë gjeografike (GPS), kur lejohet përmes sistemit operativ të pajisjes celuare

Vendndodhja e përafërt nga një adresë IP ose lidhje me WiFi, Bluetooth ose shërbim rrjeti pa tel, që mblidhet automatikisht kur përdorni shërbimet

  • Për të personalizuar përvojën tuaj me shërbimet

  • Për t'ju njoftuar kur pranë jush ka produkte, promocione ose ngjarje apo për t'u lejuar përdoruesve të tjerë të shohin vendndodhjen tuaj, kur vendosni ta lejoni një gjë të tillë

  • Për të dërguar reklama të përshtatshme nga ana gjeografike

Të tjera Informacione personale që ndahen përmes shërbimeve

  • Për të administruar komunitetet në linjë

  • Për të menaxhuar promocionet dhe të tjera veçori të shërbimeve që ju mundësojnë të ndani informacionin personal

  • Për të mbledhur fotografi përdoruesish në lidhje me pjesëmarrjen në promocione të veçanta dhe shërbime të tjera, si frigoriferët inteligjentë të Coca‑Cola

b. Informacionin për përdorimin e aplikacioneve tona

Kur shkarkoni ose instaloni një prej aplikacioneve tona, informacioni që mbledhim varet nga sistemi operativ dhe lejet e pajisjes suaj celulare. Për të funksionuar, aplikacionet tona kanë nevojë të përdorin disa veçori dhe të dhëna nga pajisja juaj celulare. Për shembull, nëse dëshironi që aplikacioni në linjë të funksionojë pa ndërprerje, duhet të mbledhim e të lidhim informacion nga shfletuesi juaj i uebit.

Për të mësuar më shumë për informacionin e veçantë të mbledhur nga një aplikacion, shqyrtoni cilësimet e pajisjes suaj ose shqyrtoni informacionin për lejet që gjendet në platformën e veçantë (p.sh. Google Play dhe App Store), nga ku e keni shkarkuar aplikacionin. Disa aplikacione ju lejojnë të kontrolloni apo të ndryshoni statusin për mbledhjen e disa të dhënave përmes cilësimeve të aplikacionit. Nëse i ndryshoni cilësimet, disa veçori të aplikacionit mund të mos funksionojnë siç duhet.

Për të ndaluar mbledhjen e të gjithë informacionit përmes një aplikacioni, çinstaloni aplikacionin.

c. Informacionin e mbledhur automatikisht kur përdorni shërbimet

Ne mbledhim automatikisht disa informacione nga dhe për përdorimin e shërbimeve, prej kompjuterëve dhe pajisjeve celulare të përdoruesve. Sipas disa ligjeve, disa prej informacioneve të mbledhura automatikisht konsiderohen personale. Ky informacion mblidhet automatikisht përmes kukive, pikselëve, sinjalizuesve të uebit dhe teknologjive të ngjashme të mbledhjes së të dhënave (së bashku, teknologjia e mbledhjes së të dhënave).

Informacioni që mbledhim automatikisht përfshin:

  • informacionin për kompjuterin ose pajisjen tuaj celulare, si lloji i pajisjes, numri i identifikimit, lloji i shfletuesit, ofruesi i shërbimit të internetit, rrjeti celular dhe sistemi operativ

  • adresën IP dhe vendndodhjen e gjerë gjeografike (p.sh. vendin ose vendndodhjen në nivel qyteti) 

  • mënyrën se si ndërvepron një kompjuter ose pajisje celulare me shërbimet, përfshirë edhe datën dhe orën kur u jeni qasur shërbimeve, kërkesat dhe rezultatet e kërkimit, shtypjet dhe lëvizjet e miut, ueb faqet e veçanta të cilave u jeni qasur, lidhjet e klikuara dhe videot e shikuara 

  • matjet e trafikut dhe të përdorimit

  • të dhëna për sajtet ose shërbimet e palëve të treta të qasura para ndërveprimit me shërbimet, që përdoren për t'i bërë reklamat më të përshtatshme për përdoruesit

  • ndërveprimet me komunikimet e marketingut, si p.sh. nëse dhe kur hapet një email i Coca‑Cola

d. Informacionin e mbledhur nga palë të treta

Herë pas here, ne marrim informacion personal nga palë të treta, të cilin e përdorim për të mësuar më shumë për përdoruesit tanë, për të personalizuar përvojën dhe për të promovuar dhe përmirësuar shërbimet.

Llojet e informacionit personal që marrim nga palë të treta janë:

  • Informacioni personal që lidhet me blerjet. Blerjet që paguhen me kartë dhe përpunohen nga palë të treta që përpunojnë pagesat. Coca‑Cola nuk ka qasje te numrat e plotë të llogarive bankare, numrat e kartave të kreditit apo të kartave të debitit.

  • Informacioni personal i disponueshëm në formë tregtare nga ofruesit e shërbimeve të marketingut ose që mblidhet nga partnerët e marketingut përmes fushatave dhe ngjarjeve, i cili përdoret për të ndihmuar në identifikimin e individëve që mund të jenë të interesuar të mësojnë më shumë për Coca‑Cola dhe të plotësojnë informacionin personal që tashmë e kemi

  • Informacioni personal që e marrim nga partnerët e tretë reklamues, i cili na ndihmon të ofrojmë reklamim më të përshtatshëm

  • Informacioni personal që ndahet me Coca‑Cola nga partnerët e ambalazhimit

  • Informacioni personal nga burimet e disponueshme publikisht

  • Informacioni personal nga autoritetet e zbatimit të ligjit dhe autoritete të tjera qeverisjeje (por vetëm në raste të rralla)

Ne mund të ndërthurim informacionin që Coca‑Cola ka për ju, me të dhëna nga burime të dhënash të palëve të treta. Ne kërkojmë që çdo ofrues i tretë i të dhënave të konfirmojë që ndarja e tyre e informacionit personal me Coca‑Cola të jetë transparente me konsumatorët dhe e ligjshme.

e. Informacione të tjera të mbledhura me pëlqimin tuaj

Mund të kërkojmë pëlqimin tuaj për të mbledhur lloje të veçanta të informacionit personal, që të mund të merrni pjesë në aktivitete të reja, të merrni përmbajtje ekskluzive ose të testoni veçori të reja. Sipas disa ligjeve të privatësisë, Coca‑Cola duhet të marrë leje para se të mbledhë dhe të përdorë informacion personal. Shikoni seksionin 9 për detaje.

4. SI E PËRDOR COCA-COLA INFORMACIONIN PERSONAL?

Coca‑Cola e përdor informacionin personal për të ofruar dhe përmirësuar shërbimet, për të menaxhuar biznesin, për të mbrojtur përdoruesit dhe për të zbatuar të drejtat tona ligjore.

Ne e përdorim informacionin personal për të ofruar, personalizuar dhe përmirësuar shërbimet (në çdo rast, siç e lejon ligji në fuqi), ku përfshihet:

  • krijimi dhe përditësimi i llogarive të përdoruesve dhe përmbushja e kërkesave të përdoruesve

  • mbledhja e informacioneve personale të konsumatorëve në një bazë të dhënash të menaxhuar nga një palë e tretë për ne dhe bashkëngjitja e informacionit të marrë nga palë të treta

  • dërgimi i komunikimeve me qëllime marketingu dhe jo marketingu te përdoruesit

  • mundësimi i komunikimit mes përdoruesve, si komunitetet në linjë

  • synimi i reklamave (të njohura edhe si reklama të personalizuara ose me bazë interesi) bazuar në informacionin që vjen nga aktiviteti në linjë i një përdoruesi, si vizitimi i ueb sajteve që përmbajnë reklama ose kuki të partnerëve tanë të reklamimit, disa prej të cilave bazohen në vendndodhjen gjeografike.

  • shtimi i njohurive mbi përdoruesit tanë, që t'u rekomandojmë përmbajtje që mendojmë se u intereson përdoruesve të veçantë

  • administrimi i promocioneve dhe programeve të besnikërisë

  • shërbimi ndaj klientit

  • analizimi se si ndërveprojnë përdoruesit me shërbimet dhe prirjet e aktivitetit, që të zhvillojmë veçori të reja dhe përmbajtje brenda pritshmërive të konsumatorëve tanë

  • përmirësimi i shërbimeve dhe i përvojës së përdoruesit me to

  • analizimi i të dhënave, hulumtimi, zhvillimi i produkteve dhe mësimi automatik, që na mundësojnë të kuptojmë më mirë konsumatorët tanë dhe t'u ofrojmë risi

  • monitorimi dhe testimi i shërbimeve, përfshirë edhe zgjidhjen e problemeve operacionale

  • krijimi i të dhënave anonime, të cilat nuk i nënshtrohen kësaj politike privatësie, që përdoren për përmirësimin e produkteve dhe shërbimeve të Coca‑Cola dhe me qëllime të ngjashme biznesi, siç e lejon kontrata dhe ligji

  • zbulimi i mashtrimeve dhe mbrojtja nga mashtrimet, si dhe nga shpërdorimi dhe përdorimi i paautorizuar i shërbimeve

  • menaxhimi i rrezikut dhe qëllime të ngjashme administrative, si monitorimi dhe zbatimi i pajtueshmërisë me marrëveshjet me përdoruesin dhe ndryshe pajtueshmëria me ligjet që lidhen me Coca‑Cola

5. A PËRDOR COCA-COLA KUKI DHE TEKNOLOGJI TË TJERA PËR MBLEDHJEN E TË DHËNAVE?

Ne përdorim kuki dhe teknologji të tjera për mbledhjen e të dhënave për t'ju identifikuar ju dhe/ose pajisjet tuaja kur përdorni shërbimet dhe për të mbledhur informacion personal për ju.

Disa ueb sajte që janë pjesë e shërbimeve, kanë njoftime të veçanta për kukit dhe teknologji të tjera të mbledhjes së të dhënave, që zbatohen për ueb sajte dhe konsumatorë të veçantë. Nëse vizitoni një ueb sajt të Coca‑Cola me njoftim për kukit, atëherë zbatohet ai njoftim për kukit që ka nxjerrë ueb sajti.

Çfarë janë kukit?

Kukit janë skedarë të vegjël me tekst, që dërgohen ose janë të qasshme nga shfletuesi juaj i uebit ose nga njësia e diskut të ngurtë. Një kuki zakonisht përmban emrin e domenit (vendndodhja në internet) nga e ka prejardhjen kuki, "jetën" e kukit (d.m.th. kur skadon) dhe një numër unik të gjeneruar rastësisht apo identifikues të ngjashëm. Një kuki mund të përmbajë edhe informacion për kompjuterin ose pajisjen tuaj, si cilësimet, historikun e shfletimit dhe aktivitete të kryera gjatë përdorimit të shërbimeve.

Coca‑Cola përdor edhe "pikselë" (që ndonjëherë quhen sinjalizues uebi). Pikselët janë imazhe të tejdukshme që mund të mbledhin informacione rreth hapjes së emaileve dhe përdorimit të ueb sajteve në të gjitha ueb sajtet dhe me kalimin e kohës.

Kukit që Coca‑Cola i vendos te shërbimet quhen kuki të palës së parë. Kukit që vendosen te shërbimet nga palë të tjera quhen kuki të palëve të treta. Kukit e palëve të treta mundësojnë veçori ose funksionalitete në shërbime ose përmes tyre, si automatizimi i analitikës dhe marketingut. Palët që vendosin kuki të palëve të treta mund ta njohin pajisjen tuaj, si kur e përdorni për t'iu qasur shërbimeve, ashtu edhe kur e përdorni për të vizituar disa ueb sajte të tjera. Për të mësuar më shumë për kukit, vizitoni www.allaboutcookies.org.

Disa shfletues uebi (përfshirë Safari, Internet Explorer, Firefox dhe Chrome) kanë një veçori të tipit “Mos gjurmo” (DNT) ose të ngjashme, që i njofton ueb sajtet se përdoruesi nuk dëshiron t'i gjurmohet aktiviteti ose sjellja e vet në linjë. Nëse një ueb sajt që i përgjigjet një sinjali të caktuar DNT e merr këtë sinjal, shfletuesi i bllokon atij ueb sajti mbledhjen e disa informacioneve nga memoria specifike e shfletuesit. Jo të gjithë shfletuesit ofrojnë opsionin DNT dhe sinjalet DNT nuk janë njësuar ende. Për këtë arsye, shumë operatorë ueb sajtesh, përfshirë edhe Coca‑Cola, nuk u përgjigjen ende sinjaleve DNT.

Pse Coca‑Cola përdor kuki dhe teknologji të tjera për mbledhjen e të dhënave?

Disa kuki janë të domosdoshme për funksionimin e shërbimeve. Kukit e tjera na ndihmojnë të gjurmojmë interesat e përdoruesve për reklamim të synuar dhe të përmirësojmë përvojën me shërbimet.

Llojet e kukive që dorëzohen përmes shërbimeve dhe arsyet e përdorimit të tyre janë sa vijon:

  • Kukit rreptësisht të nevojshme, që nevojiten për funksionimin e shërbimeve.

  • Kukit e cilësisë së funksionimit apo të analitikës, që mbledhin informacion për mënyrën e përdorimit të shërbimeve, që të analizojmë dhe të përmirësojmë shërbimet. Kukit e cilësisë së funksionimit apo të analitikës zakonisht mbeten në kompjuterin tuaj pasi të mbyllni shfletuesin, derisa t'i fshini.

  • Kukit e reklamimit përdoren për t'i bërë mesazhet reklamuese më të përshtatshme për ju, duke na ndihmuar të shfaqim reklama të bazuara në interesat tuaja të nënkuptuara, të parandalojmë shfaqjen e shpeshtë të së njëjtës reklamë dhe për t'u siguruar që reklamuesve t'u shfaqen reklamat siç duhen.

  • Kukit e rrjeteve sociale u mundësojnë përdoruesve të ndërveprojnë më lehtësisht me platformat e mediave sociale. Ne nuk i kontrollojmë kukit e mediave sociale dhe ato nuk na lejojnë qasjen në profilin tuaj të mediave sociale pa lejen tuaj. Referojuni politikës së privatësisë të mediave sociale përkatëse për informacion në lidhje me kukit e përdorura.

Teknologjia e mbledhjes së të dhënave i mundëson Coca‑Cola të monitorojë modelet e trafikut nga një faqe uebi në tjetrën, të dërgojë kuki ose të komunikojë me to, të kuptojë nëse përdoruesit vizitojnë shërbimet pasi të kenë parë reklamat tona në linjë, të shfaqura në një ueb sajt të palëve të treta, të përmirësojë cilësinë e funksionimit të shërbimeve dhe të masim suksesin e fushatave tona të marketingut. Politika e kukive e Coca‑Cola (e disponueshme në disa juridiksione) përshkruan përdorimin e teknologjisë së mbledhjes së të dhënave të Coca‑Cola.

Aty ku lejohet nga ligji në fuqi, shërbimet përdorin Google Analytics për reklamim të synuar (gjë së cilës Google ndonjëherë i referohet si "rimarketing"). Google përdor kuki që i dallon kur konsumatorët vizitojnë ueb sajte të ndryshme. Të dhënat e mbledhura përmes kukive të Google, e ndihmojnë Coca‑Cola të analizojë mënyrën e përdorimit të shërbimeve dhe, për disa shërbime dhe në disa juridiksione, për të personalizuar komunikimet e marketingut dhe reklamat digjitale.

Shërbimet përfshijnë edhe video të ngulitura nga YouTube (një kompani e Google) në kornizë. Kjo do të thotë se, pasi të klikoni në butonin për të lexuar një video të YouTube përmes shërbimeve, vendoset një lidhje midis shërbimeve dhe serverëve të YouTube. Më pas, një lidhje HTML e dhënë nga YouTube, futet në kodin e shërbimeve për të krijuar një kornizë rileximi. Videoja e ruajtur në serverët e YouTube lexohet brenda kornizës te shërbimet. Edhe YouTube merr informacione që e informojnë YouTube se ju aktualisht po përdorni shërbimet: adresën tuaj IP, informacionin e shfletuesit, sistemin operativ dhe cilësimet e pajisjes që përdorni, URL-në e faqes aktuale të uebit, faqet e uebit të vizituara më parë, nëse keni ndjekur një lidhje dhe videot që keni parë. Nëse keni hyrë në llogarinë e YouTube, informacioni mund të lidhet me profilin tuaj të përdoruesit në YouTube. Këtë lidhje mund ta parandaloni duke dalë nga llogaria YouTube para se të përdorni shërbimet dhe duke fshirë kukit përkatëse.

Për më shumë informacion se si Google e mbledh, e përdor dhe e ndan informacionin tuaj, vizitoni Politikën e privatësisë të Google.

Për më shumë informacion për mënyrën se si Google i përdor kukit për reklamim, vizitoni faqen Reklamimi të Google.

Për të parandaluar përdorimin e të dhënave tuaja nga Google Analytics, mund të instaloni shtojcën e shfletuesit për refuzimin e reklamave të Google.

Për të refuzuar reklamat në Google që janë të bazuara në interesat tuaja, përdorni cilësimet e Google Ads.

Nëse ndodheni në Zonën Ekonomike Evropiane, në Zvicër ose në Mbretërinë e Bashkuar, kini parasysh se, nëse lejoni kukit e Google në qendrën e preferencave të privatësisë të Coca‑Cola, informacioni i gjeneruar nga këto kuki në lidhje me përdorimin e shërbimeve, transmetohet dhe ruhet nga Google në serverët e Shteteve të Bashkuara. Coca‑Cola ka përdorur mjete teknologjike, përfshirë edhe mjetin e anonimizimit të IP-së së Google, për të përjashtuar pjesën e fundit të adresës suaj IP, para se të dhënat të transferohen nga Google në Shtetet e Bashkuara, si dhe mjetet e Google për çaktivizimin e të dhënave që ndahen dhe sinjalet e Google dhe cilësimet e identitetit të përdoruesit në Google Analytics për disa juridiksione. Google nuk do ta lidhë adresën IP me të dhëna të tjera të mbajtura nga Google.

Në emër të Coca‑Cola, Google do t'i përdorë të dhënat e përshkruara më sipër për të hartuar raporte që e ndihmojnë Coca‑Cola të veprojë dhe të ofrojë shërbimet.

Zgjedhjet tuaja për kukit

Ju keni të drejtën të vendosni nëse do t'i pranoni apo refuzoni kukit. Mund ta cilësoni shfletuesin që t'i refuzojë të gjitha kukit ose të tregojë se kur vendoset një kuki. {Shumica e shfletuesve i pranojnë automatikisht kukit, por ju lejojnë t'i çaktivizoni. Kini parasysh se disa veçori të shërbimeve mund të mos funksionojnë siç duhet pa kuki.)

Siç u vërejt më sipër, Google ka zhvilluar një shtojcë shfletuesi për refuzimin e reklamave, nëse dëshironi t'i refuzoni kukit e përdorura për Google Analytics. Shtojcën e shfletuesit të uebit mund ta shkarkoni dhe ta instaloni këtu. Ju mund të refuzoni përdorimin e këtyre kukive duke përzgjedhur cilësimet e duhura në shfletuesin tuaj.

Disa juridiksione kanë politika të kukive, që janë të pavarura nga dhe e plotësojnë këtë politikë privatësie, si dhe mjete për të menaxhuar kukit. Referojuni seksionit 9 për detaje.

6. SI E NDAN COCA-COLA INFORMACIONIN PERSONAL?

Coca‑Cola e ndan informacionin personal me njerëz e biznese që ndihmojnë në funksionimin e shërbimeve dhe që punojnë për ne, si dhe kur na lejohet ose kërkohet ligjërisht që ta bëjmë këtë. Ne ndajmë informacion personal edhe kur një përdorues kërkon që ta ndajmë. Ne kërkojmë që marrësit e informacionit personal prej nesh, të pajtohen me këtë politikë privatësie, për sa kohë dhe deri kur përdoruesit të njoftohen se do të zbatohet një tjetër politikë ose njoftim privatësie.

Coca‑Cola ndan informacion personal me kategoritë vijuese të marrësve:

  • Këshilluesit profesionalë, si avokatë, llogaritarë, agjentë sigurimesh dhe specialistë të sigurisë së informacionit dhe të mjekësisë ligjore

  • Shitësit e marketingut që ndihmojnë në promovimin e shërbimeve (si përmes marketingut me email), të cilët plotësojnë herë pas here edhe informacionet personale që i kemi tashmë. Për shembull, Meta merr dhe përdor disa të dhëna të lidhura me përdorimin e shërbimeve për të na ndihmuar të dërgojmë reklama të personalizuara në platformën e saj dhe për të vlerësuar efikasitetin e këtyre reklamave.

  • Ofruesit e shërbimeve, për t'u mundësuar kryerjen e shërbimeve në emrin tonë, përfshirë analitikën e të dhënave, sigurinë e të dhënave, proceset e tregtisë elektronike, sondazhet, hulumtimin, administrimin e promocioneve, ofertat dhe programet e besnikërisë ose që të na ndihmojnë në mënyra të tjera me biznesin tonë. Disa prej këtyre ofruesve të shërbimeve kanë përgjegjësi globale.

  • Ofruesit e hapësirës ruajtëse në re

  • Blerësit ose investuesit e mundshëm ose realë dhe këshilltarët e tyre profesionistë, në lidhje me çdo shkrirje, blerje apo investim real ose të propozuar, në të gjithë biznesin tonë apo në ndonjë pjesë të tij. Ne do të bëjmë çmos për t'u siguruar që kushtet e kësaj politike privatësie të zbatohen për informacionin personal pas transaksionit ose që përdoruesit të njoftohen paraprakisht për ndryshimet lidhur me përpunimin e informacionit personal

  • Filialet e Coca‑Cola dhe partnerët e ambalazhimit

  • Organet kompetente të zbatimit të ligjit, rregullatorët qeverisës dhe gjykatat, kur besojmë se duhet dhënë informacion (i) për të vepruar në pajtim me ligjin, (ii) për të ushtruar, caktuar ose mbrojtur të drejtat ligjore ose (iii) për të mbrojtur interesin jetik të përdoruesve, partnerëve të biznesit, ofruesve të shërbimeve ose palëve të tjera të treta

  • Palët e tjera të treta me lejen tuaj

Nëse ndajmë informacion personal, kërkojmë që marrësit ta përdorin informacionin personal në pajtim me këtë politikë privatësie dhe me kërkesat e konfidencialitetit dhe të sigurisë.

7. SI E MBRON COCA-COLA INFORMACIONIN PERSONAL?

Coca‑Cola kujdeset për mbrojtjen dhe sigurinë e informacionit personal që na është besuar. Ne përdorim një sërë masash që na ndihmojnë të mbrojmë informacionin personal nga qasja dhe përdorimi i paautorizuar.

Coca‑Cola përdor masa teknike, fizike dhe administrative, me qëllim mbrojtjen e informacionit personal që përpunojmë. Masat tona të sigurisë janë projektuar për të ofruar një nivel të përshtatshëm sigurie ndaj rrezikut të përpunimit të informacionit tuaj personal dhe përfshijnë (sipas rastit) masa për të garantuar në vazhdimësi konfidencialitetin, integritetin, disponueshmërinë dhe aftësinë rimëkëmbëse të sistemeve të përpunimit dhe një procedurë për testime të rregullta, kontroll dhe vlerësim të efikasitetit të masave teknike dhe organizative për të garantuar sigurinë e përpunimit të informacionit personal. Gjithsesi, Coca‑Cola nuk mund të mënjanojë tërësisht rreziqet e sigurisë që lidhen me përpunimin e informacionit personal.

Ju jeni përgjegjës për ruajtjen e sigurisë së kredencialeve të llogarisë suaj. Coca‑Cola do ta trajtojë qasjen në shërbime përmes kredencialeve të llogarisë suaj sikur të autorizuar nga vetë ju.

Coca‑Cola mund ta pezullojë plotësisht ose pjesërisht dhe pa njoftim paraprak përdorimin nga ana juaj të shërbimeve, nëse dyshojmë ose pikasim ndonjë shkelje të sigurisë. Nëse besoni se informacioni që i keni dhënë Coca‑Cola ose që llogaria juaj nuk është më e sigurt, na njoftoni menjëherë në Privacy@coca-cola.com.

Nëse vërejmë ndonjë shkelje që ndikon në sigurinë e informacionit tuaj personal, do t'ju njoftojmë, siç kërkohet nga ligji në fuqi. Kur e lejon ligji në fuqi, Coca‑Cola do t'jua dërgojë këtë njoftim përmes adresës së emailit të lidhur me llogarinë tuaj ose në ndonjë mënyrë tjetër të lejuar, që lidhet me llogarinë tuaj.

QASJA E PAAUTORIZUAR NË INFORMACIONIN PERSONAL DHE SHËRBIME, PËRFSHIRË EDHE NXJERRJEN E TË DHËNAVE, NDALOHET DHE MUND TË ÇOJË NË NDJEKJE PENALE.

8. SA KOHË E RUAN COCA-COLA INFORMACIONIN PERSONAL?

Ne e ruajmë informacionin personal të përdoruesit për aq kohë sa llogaria e përdoruesit është aktive, ose për aq kohë sa nevojitet për qëllimet e përshkruara më lart. Ne gjithashtu e ruajmë informacionin personal për sa kohë nevojitet për detyrimet ligjore, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe zbatimin e marrëveshjeve tona.

Ne synojmë ta ruajmë informacionin tuaj personal të saktë dhe të përditësuar. Ne e ruajmë informacionin personal që mbajmë në kuadër të kësaj politike privatësie, në pajtim me politikën e ruajtjes së të dhënave. Kur përcaktojmë periudhën e ruajtjes, marrim parasysh disa kritere, si lloji i produkteve dhe shërbimeve që kërkohen nga ju ose ofrohen për ju, natyra dhe kohëzgjatja e marrëdhënies sonë me ju dhe periudhat e ruajtjes së detyrueshme sipas ligjit në fuqi. Në fund të periudhës së caktuar të ruajtjes, ne e fshijmë ose e çidentifikojmë informacionin personal ose, nëse nuk mund ta fshijmë apo çidentifikojmë, e veçojmë dhe e ruajmë në mënyrë të sigurt derisa të mundësohet fshirja dhe çidentifikimi.

Kur e çidentifikojmë informacionin personal, nuk është më informacion personal. Ne i përdorim të dhënat e çidentifikuara sipas ligjit dhe kontratave në fuqi.

9. ÇFARË ZGJEDHJESH KA PËR INFORMACIONIN PERSONAL?

Ju mund të vendosni se si të trajtohet informacioni juaj personal nga Coca‑Cola. Ju mund t'i ushtroni të drejtat e privatësisë duke kontaktuar me Coca‑Cola, siç përshkruhet në këtë seksion (9) ose duke përdorur mjete të ndryshme që ofron Coca‑Cola. Në disa raste, mundësia juaj për t'iu qasur ose kontrolluar informacionin tuaj personal kufizohet nga ligji në fuqi.

Preferencat e pajisjes celulare

Sistemet operative celulare dhe platformat e aplikacioneve (p.sh. Google Play, App Store) kanë cilësime për lejen për lloje të veçanta të dhënash dhe njoftimesh për pajisjet celulare, si për qasjen në kontakte, shërbimet e vendndodhjes gjeografike dhe njoftimet me shtytje. Ju mund t'i përdorni cilësimet në pajisjen celulare për të lejuar ose refuzuar mbledhjen e disa informacioneve dhe/ose njoftimeve me shtytje. Edhe disa aplikacione mund të kenë cilësime që lejojnë ndryshimin e lejeve dhe të njoftimeve me shtytje. Për disa aplikacione, ndryshimi i cilësimeve mund të bëjë që disa pjesë të aplikacionit të mos funksionojnë siç duhet.

Për të ndërprerë mbledhjen e të gjithë informacionit nga një aplikacion, mund ta çinstaloni atë. Nëse e çinstaloni aplikacionin, kini parasysh që të kontrolloni cilësimet e sistemit operativ për të konfirmuar që identifikuesi unik dhe të tjera aktivitete të lidhura me përdorimin e aplikacionit nga ana juaj, të fshihen nga pajisja celulare.

Refuzimi i marrjes së emaileve dhe mesazheve me tekst nga Coca‑Cola

Për të mos marrë më emaile promocionale nga Coca‑Cola, klikoni në lidhjen "Çregjistrohu" në fund të emailit. Ne mund t'ju dërgojmë komunikime jopromocionale, si faturat e blerjeve ose informacione administrative për llogarinë tuaj, edhe pasi të refuzoni.

Përmes cilësimeve të llogarisë mund të ndryshoni preferencat e njoftimeve, si njoftimet me shtytje të një aplikacioni.

Për të mos marrë më mesazhe promocionale (SMS ose MMS), dërgoni një mesazh me tekst mbrapsht te Coca‑Cola, ku na e bëni të ditur që nuk dëshironi të merrni më mesazhe promocionale nga ne. Veç kësaj, mund të na e bëni të ditur edhe siç përcaktohen më poshtë, në seksionin "Kontaktoni me ne". Cilësoni llojet e komunikimit që nuk dëshiron t'i merrni më dhe numrin përkatës të telefonit, adresën dhe/ose adresën e emailit. Nëse refuzoni marrjen e mesazheve tona të marketingut, mund të dërgojmë gjithsesi mesazhe të rëndësishme administrative, si emaile lidhur me llogaritë apo blerjet tuaja

INFORMACIONI PËR TË DREJTAT DHE ZGJEDHJET E PRIVATËSISË PËR JURIDIKSIONET E CAKTUARA, GJENDET NË FUND TË KËSAJ POLITIKE PRIVATËSIE. JU NXISIM TË SHQYRTONI SEKSIONET PËRKATËSE. 

NËSE NDODHENI NË NJË JURIDIKSION ME LIGJE PRIVATËSIE QË JU OFROJNË TË DREJTA PRIVATËSIE JO TË PËRSHKRUARA NË KËTË POLITIKË PRIVATËSIE, NA KONTAKTONI NË PRIVACY@COCA-COLA.COM. Ne i respektojmë të drejtat tuaja të privatësisë dhe do të bëjmë çmos për t'i plotësuar kërkesat tuaja.

10. SI E MBRON COCA-COLA PRIVATËSINË E FËMIJËVE?

Disa prej shërbimeve kanë kufizime të moshës, që do të thotë se mund të bëjmë pyetje për të verifikuar moshën, para se t'ju lejojmë t'i përdorni ato shërbime.

Në pajtim me politikën tonë të marketingut të përgjegjshëm, Coca‑Cola nuk drejton marketing të produkteve te fëmijët nën moshën 13 vjeç. Gjithashtu, ne nuk mbledhim informacion personal në linjë nga fëmijët, përveçse kur lejohet nga ligji në fuqi. Nëse mësoni se një fëmijë na ka dhënë informacion personal pa miratimin e prindit apo ndryshe nga ç'lejohet nga ligji në fuqi, kontaktoni me zyrën tonë për çështje të privatësisë në privacy@coca-cola.com. Pasi të vihemi në dijeni për këtë gjë, do të ndërmarrin hapa për ta hequr informacionin personal të fëmijës, siç kërkohet nga ligji në fuqi.

11. A E TRANSFERON COCA-COLA INFORMACIONIN PERSONAL NË SHTETE TË TJERA?

Coca‑Cola mund ta transferojë informacionin personal përtej kufijve, drejt secilit prej vendeve ku veprojnë furnitorët dhe partnerët tanë. Këto vende të tjera mund të kenë ligje për mbrojtjen e të dhënave që janë të ndryshme nga (dhe, në disa raste, më pak mbrojtëse) se ligjet e vendit ku banoni.

Nëse informacioni juaj personal transferohet përtej kufijve nga ne ose në emrin tonë, ne përdorim masat e duhura të sigurisë për të mbrojtur informacionin tuaj personal, në pajtim me këtë politikë privatësie dhe me ligjin në fuqi. Masat e sigurisë përfshijnë pajtimin me klauzola standarde kontraktuese ose modele kontratash për transferimin e informacionit personal mes filialeve të Coca‑Cola dhe mes furnitorëve dhe partnerëve tanë. Nëse ka të tilla, këto kontrata kërkojnë nga filialet, furnitorët dhe partnerët tanë që të mbrojnë informacionin personal në pajtim me ligjet e privatësisë në fuqi.

Për të kërkuar informacion në lidhje me pikat tona standarde kontraktuese ose masa të tjera sigurie për transfertat përtej kufijve të informacioneve personale, kontaktoni me zyrën e privatësisë në privacy@coca-cola.com.

12. KUR NDRYSHON KJO POLITIKË PRIVATËSIE?

Ne mund ta përditësojmë herë pas here këtë politikë privatësie, në përputhje me zhvillimet ligjore, teknike ose të biznesit. Versioni i fundit është gjithmonë i disponueshëm përmes shërbimeve.

Kur ta përditësojmë këtë politikë privatësie, do të publikojmë versionin e përditësuar dhe do të ndryshojmë datën e hyrjes në fuqi më sipër. Do të marrim gjithashtu masat e duhura për t'ju informuar paraprakisht mbi ndryshimet thelbësore që besojmë se prekin të drejtat tuaja të privatësisë, që të keni mundësinë të lexoni politikën e rishikuar të privatësisë përpara se të hyjë në fuqi. Nëse pëlqimi juaj kërkohet nga ligjet e privatësisë në fuqi, do të marrim pëlqimin tuaj për ndryshimet, përpara se politika e rishikuar e privatësisë të jetë e zbatueshme për ju. Kthehuni herë pas here te kjo politikë privatësie për t'u siguruar që të jeni në dijeni për versionin e përditësuar.

13. TË DREJTAT DHE ZGJEDHJET E PRIVATËSISË PËR JURIDIKSIONE TË VEÇANTA

Banorët e Afrikës së Jugut. Informacioni personal që mbledhim nga ju, nevojitet që të mund të keni qasje te shërbimet. Mosdhënia e këtij informacioni personal, mund të çojë në moslejimin e qasjes apo përdorimit të ndonjë apo të të gjitha shërbimeve. Sipas Aktit 4 për Mbrojtjen e informacionit personal, 2013 (POPIA), mbrohet edhe informacioni personal i personave juridikë; prandaj, në rast se aplikacionet ose ueb sajtet përdoren në emër të një personi juridik, informacioni personal i atij personi juridik duhet mbrojtur.

Marketingu i drejtpërdrejtë: I gjithë komunikimi elektronik i marketingut të drejtpërdrejtë do t'ju dërgohet (derisa ta refuzoni), kur:

  • jepni pëlqimin për të marrë komunikime marketingu të drejtpërdrejtë në pajtim me POPIA-n; ose

  • e kemi marrë informacionin tuaj personal në lidhje me çdo produkt apo shërbim që ju kemi shitur, që të mund të komunikojmë me ju për të tjera produkte apo shërbime tonat. Ju mund të zgjedhni të refuzoni marrjen e këtij komunikimi marketingu, duke përdorur lidhjen "çregjistrohu" ose duke na kontaktuar sipas informacionit të kontaktit që gjendet më poshtë.

Të drejtat tuaja: Ju keni të drejtën të bëni kërkesat në vijim për informacionin tuaj personal:

  • të pyesni nëse Coca‑Cola mban informacion personal për ju, pa pagesë

  • të kërkoni një regjistrim ose një përshkrim të informacionit tuaj personal që mbahet nga Coca‑Cola, në pajtim me procesin e caktuar në manualin e PAIA-s, që gjendet në coca-cola.co.za.

  • të kërkoni që Coca‑Cola të përditësojë ose të korrigjojë informacionin personal të pasaktë ose të paplotë

  • të kërkoni që Coca‑Cola të mos e përdorë më informacionin tuaj personal, për çfarëdo arsye

  • të kundërshtoni përpunimin e informacionit tuaj personal

  • të kërkoni që Coca‑Cola ta fshijë informacionin tuaj personal

  • të kërkoni që Coca‑Cola të kufizojë përdorimin e informacionit tuaj personal, ndarjen ose përpunimin në forma të tjera

  • të kërkoni që Coca‑Cola t'ju dërgojë një kopje të informacionit personal juve ose një pale të tretë të përzgjedhur nga ju.

Ne mund (dhe në disa raste jemi të detyruar që) të verifikojmë identitetin tuaj, para se të shqyrtojmë kërkesën tuaj për ushtrimin e të drejtave të privatësisë.

Si të na kontaktoni për të ushtruar të drejtat e privatësisë: Për të ushtruar të drejtat tuaja të privatësisë, kontaktoni me Coca‑Cola nëpërmjet njërit prej këtyre opsioneve:

  • na dërgoni një email në adresën në vijim: CCSAINFO@COCA-COLA.COM

  • na telefononi në 0860112526

  • na shkruani në adresën postare në vijim: Coca‑Cola Africa (Proprietary) Limited, Oxford and Glenhove, 116 Oxford Road, Houghton Estate, Johannesburg, 2198 drejtuar Ekipit ligjor.

Keni të drejtën të depozitoni një ankesë pranë organeve rregullatore të informacionit (Afrika e Jugut), përmes emailit POPIAComplaints@inforegulator.org.za

Detaje të tjera për përpunimin: Ne mbledhim automatikisht edhe informacionin në vijim:

  • Të dhëna për sjelljen: Informacioni i mbledhur nga kombinimi i kodit ID të pajisjes dhe proceset e sistemit mund të përdoren për të identifikuar prirjet dhe modelet e sjelljes dhe për t'ju dërguar komunikim marketingu lidhur me proceset ku keni marrë pjesë, që u nënshtrohet kërkesave të marketingut të drejtpërdrejtë sipas POPIA-s, siç është miratimi juaj paraprak.
  • Të dhëna për pjesëmarrjen: Informacioni personal për sa i përket pjesëmarrjes në një konkurs promocional, çmime, sondazhe, promocione me fitore të çastit, gara dhe lloje të tjera të promocionit (p.sh. lloji i promocionit, data dhe ora e pjesëmarrjes në promocion, rezultatet e pjesëmarrjes në promocion, informacioni i kërkuar për përmbushjen e çmimit).
  • Informacion analitik: Ne mund të mbledhim të dhëna të analitikës ose të përdorim mjete të analitikës të palëve të treta, si Google Analytics, për të na ndihmuar të matim trafikun dhe prirjet e përdorimit për shërbimet, që të mësojmë më shumë për demografinë dhe sjelljet e përdoruesve.

Ne lejojmë edhe rrjete të treta të reklamimit në linjë, kompani të mediave sociale dhe shërbime të tjera të treta që të mbledhin informacion mbi përdorimin e shërbimeve nga përdoruesi, që të mund të lëshojnë ose të shfaqin reklama te shërbimet dhe në të tjera pajisje që mund të përdoren nga përdoruesi

Shërbimet mund të përfshijnë veçori të mediave sociale, si butoni i pëlqimit i Meta, LinkedIn, Snapchat, Instagram, Twitter ose miniaplikacione të tjera. Këto kompani të mediave sociale mund ta identifikojnë përdoruesin dhe të mbledhin informacion për vizitat e tij te shërbimet dhe mund të vendosin një kuki ose të zbatojnë teknologji të tjera gjurmimi. Ndërveprimet e përdoruesit me ato veçori kontrollohen nga politikat e privatësisë së atyre kompanive, mbi të cilat ne nuk kemi kontroll. Ne shfaqim reklama të synuara për përdoruesit përmes platformave të mediave sociale, si Meta, Twitter, Google+ dhe të tjera, me miratimin paraprak të përdoruesit. Meta, Twitter dhe Google kanë programe reklamimi të bazuara në interesa, që na lejojnë t'u drejtojmë reklama përdoruesve që kanë treguar interes ndaj shërbimeve, ndërsa ata përdorues janë në platformën e medias sociale, ose grupeve të përdoruesve të tjerë me tipare të ngjashme, siç janë interesat tregtare dhe demografia. Këto reklama kontrollohen nga politikat e privatësisë të atyre kompanive të mediave sociale që i ofrojnë.

Për disa prej shërbimeve, ne përdorim mjete të palëve të treta për të monitoruar informacionin e përvojës së përdoruesit. Këto mjete mbledhin automatikisht informacionin e përdorimit, përfshirë klikimet dhe lëvizjet e miut, lëvizjen në faqe dhe çdo tekst të shtypur në formularët e ueb sajteve. Informacioni i mbledhur nuk përfshin fjalëkalime, detaje pagese ose informacione të tjera personale të ndjeshme. Ne e përdorim këtë informacion për analitikë të sajteve dhe për të përmirësuar përdorshmërinë e ueb sajteve. Ne nuk lejojmë që ky informacion të ndahet ose të përdoret nga palë të treta, për qëllimet e tyre.

Shitësit tanë të lidhur me reklamimin në linjë dhe me email mund të përdorin etiketa me pikselë, sinjalizues uebi, skedarë GIF të tejdukshëm ose teknologji të tjera të ngjashme në lidhje me shërbimet, që të ndihmojnë në menaxhimin e fushatave tona të reklamimit në linjë dhe me email dhe rritjen e efikasitetit të këtyre fushatave. Për shembull, nëse një shitës ka vendosur një kuki unik në kompjuterin e përdoruesit, shitësi mund të përdorë etiketa me pikselë, sinjalizues uebi, skedarë GIF të tejdukshëm ose teknologji të tjera për të identifikuar kukin gjatë vizitës së përdoruesit te shërbimet dhe për të mësuar se cila nga reklamat tona në linjë mund ta ketë sjellë përdoruesin te shërbimet, pastaj shitësi mund të na e japë këtë informacion shtesë për ta vënë në përdorim. Këtë informacion shtesë që na jepet nga shitësit tanë, mund ta lidhim me të tjera informacione personale për përdoruesin, të cilat i kemi mbledhur më parë.

Ne mund të përdorim kompani të treta reklamimi për të ofruar reklama në shërbime. Këto kompani mund të përdorin informacion (pa përfshirë emrin e përdoruesit, adresën, adresën e emailit ose numrin e telefonit) për vizitat e përdoruesit te shërbimet, për të ofruar reklama për mallra dhe shërbime në interes të përdoruesit.

Ne mund t'i lidhim ose t'i ndërthurim aktivitetet e përdoruesit dhe informacionin e mbledhur të përdoruesit përmes shërbimeve, me informacionin që mbledhim automatikisht përmes teknologjive të gjurmimit. Kjo na mundëson t'i ofrojmë përdoruesit një përvojë të personalizuar, pavarësisht se si ndërvepron me ne përmes shërbimeve.

  • Banorët e Kenias

Siç parashikohet për individët në Kenia, shërbimet nuk mbledhin, nuk ruajnë dhe nuk lexojnë të dhënat e vendndodhjes përmes GPS, Wi-Fi ose triangulimit të rrjeteve Wi-Fi. Një kod ID anonim, i gjeneruar rastësisht nga një aplikacion, mblidhet dhe përdoret për të identifikuar përafërsisht afërsinë e përdoruesit me pikat e shitjes dhe për të dërguar mesazhe promocionale të posaçme për vendndodhjen dhe zbritje të ofruara nga vendndodhjet në afërsi.

Agjencia e qasjes në informacionin publik, në rolin e saj si ent rregullator i Ligjit 25.326, është përgjegjëse për marrjen e ankesave dhe raportimeve nga banorë të Argjentinës që besojnë se u janë shkelur të drejtat e privatësisë.

Zotëruesi i të drejtave personale mund ta ushtrojë të drejtën e tij të qasjes në intervale kohore jo më të shkurtra se gjashtëmujore, përveçse kur demonstrohet një interes legjitim për këtë qëllim, në pajtim me nenin 14, paragrafi 3 të Ligjit 25326.

Palët e interesuara mund tа ushtrojnë të drejtën e tyre të qasjes, korrigjimit ose fshirjes, duke parashtruar një kërkesë te: Servicios y Productos para Bebidas Refrescantes SRL – Vedia 4090 – C.A.B.A. – Argentina- Drejtuar: Responsable de Bases de Datos.

Personat fizikë duhet të bashkëngjisin një kopje të dokumentit kombëtar të identifikimit dhe përfaqësuesit ligjorë duhet të bashkëngjisin dokumentacionin që provon vlefshmërinë e përfaqësimit ligjor. Secila kërkesë duhet të shpjegojë arsyen për kërkesën. Kërkesave për qasje, Coca‑Cola do t'u përgjigjet brenda dhjetë (10) ditësh kalendarike, ndërsa kërkesave për ndreqje, përditësim apo fshirje të të dhënave personale, Coca‑Cola do t'u përgjigjet brenda pesë (5) ditësh pune.

Ndërsa informacioni juaj personal ruhet përgjithësisht në një bazë qendrore të të dhënave të konsumatorëve me vendndodhje në Australi, Coca‑Cola mund ta ruajë informacionin tuaj personal në sistemet e filialeve dhe furnitorëve në vende të tjera, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Zelandën e Re, në Singapor e të tjera, siç paraqitet nevoja herë pas here.

Ne u kërkojmë palëve të treta që ruajnë informacion personal, që të veprojnë në pajtim me ligjet australiane të privatësisë dhe me këtë politikë privatësie, si dhe që ta përdorin informacionin tuaj personal vetëm për qëllimet për të cilat është dhënë.

Nëse dëshironi t'i qaseni ose të korrigjoni informacionin personal ose nëse keni pyetje apo shqetësime në lidhje me këtë politikë privatësie, si dhe nëse jeni i shqetësuar se privatësia mund t'ju jetë shkelur, na kontaktoni nëpërmjet njërës prej mënyrave në vijim:

Me email: privacyofficerau@coca-cola.com
Me telefon: Thërrisni qendrën për informimin e konsumatorëve, në 1800 025 123 (brenda Australisë)
Me postë: Drejtuar: Zyrtarit për privatësinë
Coca Cola South Pacific Pty Limited
GPO Box 388
North Sydney, NSW 2059
Në linjë: Përdorni seksionin "Na kontaktoni" në www.coca-cola.com.au dhe tregoni që kërkesa juaj lidhet me "privatësinë".

Ne do t'ju përgjigjemi sa më parë, por në çdo rast, brenda 30 ditësh nga marrja e kërkesës fillestare.

Nëse Coca‑Cola ka arsye të vlefshme që të mos e plotësojë kërkesën tuaj në lidhje me informacionin personal, do t'ju japim një sqarim me shkrim dhe mekanizmat që mund të ndiqni nëse dëshironi ta ankimoni refuzimin.

Kontrolluesi i informacionit tuaj personal është:
Coca Cola South Pacific Pty Limited
Me email: privacyofficerau@coca-cola.com
Me telefon: Thërrisni qendrën për informimin e konsumatorëve, në 1800 025 123 (brenda Australisë)
Me postë: Drejtuar: Zyrtarit për privatësinë
Coca Cola South Pacific Pty Limited
GPO Box 388
North Sydney, NSW 2059

Organi rregullator i mbrojtjes së të dhënave është:
Office of the Australian Information Commissioner (Zyra e komisionerit australian për informacionin)
Me postë: GPO Box 5218 Sydney NSW 2001
Adresa: 175 Pitt Street Sydney NSW 2000
Tel: 1300 363 992
Faks: 61 2 9284 9666
Email: foi@oaic.gov.au
Ueb sajti: https://www.oaic.gov.au/

Të drejtat tuaja të privatësisë sipas LGPD-së përshkruhen në https://privacidade.cocacola.com.br/#direitos.

Për të ushtruar të drejtat tuaja të privatësisë,

  • Me postë në Praia de Botafogo, 374, Botafogo, Rio de Janeiro/RJ, Kodi postar: 22.250-907, drejtuar: Flavio Mattos dos Santos

Kontrolluesi i informacionit tuaj personal është Recofarma Indústria do Amazonas Ltda.

Organi rregullator i mbrojtjes së të dhënave është Autoridade Nacional de Proteção de Dados, https://www.gov.br/anpd/pt-br.

Për ueb sajtet e saj drejtuar banorëve të Brazilit, Coca‑Cola ka një politikë të kukive që është e pavarur nga kjo politikë privatësie.  Shqyrtoni ueb sajtin përkatës të Coca‑Cola.

Banorët e Kalifornisë Ky njoftim privatësie për Kaliforninë (Njoftimi i privatësisë për Kaliforninë) zbatohet për përpunimin e informacionit personal nga ana e Coca‑Cola për banorët e Shteteve të Bashkuara. Shteti i Kalifornisë (Konsumatorët e Kalifornisë) siç kërkohet nga Ligji për Privatësinë e Konsumatorit në Kaliforni, 2018, me të gjitha ndryshimet (CCPA).

Nëse jeni konsumator në Kaliforni, ky njoftim privatësie për Kaliforninë është hartuar për t'ju ndihmuar që të kuptoni kategoritë e informacionit personal që mbledhim për ju, ku e marrim atë informacion personal, pse e përpunojmë, me kë e ndajmë dhe të drejtat që keni për të njohur dhe kontrolluar informacionin tuaj personal.  Nëse ky njoftim privatësie për Kaliforninë bie ndesh me dispozita të tjera në politikën e privatësisë, atëherë ky njoftim privatësie për Kaliforninë kontrollon përpunimin e informacionit personal të konsumatorëve në Kaliforni.  Ky njoftim privatësie për Kaliforninë nuk zbatohet për punonjësit, kontraktuesit, punonjësit e kontraktuar apo aplikuesit për punë te Coca‑Cola.

Njoftim për mbledhjen

Për qëllimet e CCPA-së, Coca‑Cola vepron përgjithësisht si "biznes" në lidhje me informacionin tuaj personal.  Biznesi është i ngjashëm me kontrolluesin e të dhënave, që do të thotë se Coca‑Cola përcakton si dhe pse përpunohet informacioni personal që mbledh Coca‑Cola nga dhe për ju.

Ky njoftim për mbledhjen e informacionit personal përshkruan praktikat tona të mbledhjes së informacionit personal kur veprojmë si "biznes", përfshirë edhe një listë kategorish të informacionit personal që mbledhim, qëllimin pse e mbledhim informacionin personal dhe burimet prej nga e mbledhim atë.

Edhe pse e kemi shpjeguar më sipër në këtë politikë privatësie se ç'lloj informacioni personal mbledhim dhe pse, CCPA-ja kërkon që të bëjmë disa deklarata, duke përdorur kategoritë e informacionit personal që janë përdorur në përkufizimin e informacionit personal në CCPA.

Kategoria: Identifikues
Burimi: Drejtpërdrejt nga ju
Qëllimi: Kryerja e shërbimeve të reklamimit dhe marketingut
Palët e treta: Ofruesit e shërbimeve, përfshirë shitësit e marketingut, filialet dhe partnerët e ambalazhimit, palë të treta të tjera 

Kategoria: Kategori të informacionit personal, të renditura në statutin e Regjistrit të konsumatorëve në Kaliforni (Kodi Civil i Kalifornisë § 1798.80(e))
Burimi: Drejtpërdrejt nga ju
Qëllimi: Kryerja e shërbimeve të reklamimit dhe marketingut
Palët e treta: Ofruesit e shërbimeve, përfshirë shitësit e marketingut, filialet dhe partnerët e ambalazhimit, palë të treta të tjera 

Kategoria: Karakteristika të klasifikimit të mbrojtura sipas ligjit të Kalifornisë ose ligjit federal
Burimi: Drejtpërdrejt nga ju
Qëllimi: Kryerja e shërbimeve të reklamimit dhe marketingut
Palët e treta: Ofruesit e shërbimeve, përfshirë shitësit e marketingut, filialet dhe partnerët e ambalazhimit, palë të treta të tjera 

Kategoria: Informacion tregtar
Burimi: Drejtpërdrejt nga ju
Qëllimi: Kryerja e shërbimeve
Palët e treta: Ofruesit e shërbimeve, përfshirë shitësit e marketingut, filialet dhe partnerët e ambalazhimit, palë të treta të tjera 

Kategoria: Informacion biometrik, që është informacion për karakteristikat tuaja fiziologjike, biologjike apo të sjelljes
Burimi: Coca‑Cola nuk e mbledh këtë informacion para datës së hyrjes në fuqi
Qëllimi: Coca‑Cola nuk e mbledh këtë informacion para datës së hyrjes në fuqi
Palët e treta: Coca‑Cola nuk e mbledh këtë informacion para datës së hyrjes në fuqi 

Kategoria: Interneti ose aktivitete të tjera të rrjeteve elektronikeBurimi: Drejtpërdrejt nga ju, të mbledhura automatikisht kur përdorni shërbimet
Qëllimi: Kryerja e shërbimeve
Palët e treta: Ofruesit e shërbimeve, përfshirë shitësit e marketingut, filialet dhe partnerët e ambalazhimit, palë të treta të tjera 

Kategoria: Të dhëna të vendndodhjes gjeografike
Burimi: Drejtpërdrejt nga ju, të mbledhura automatikisht kur përdorni shërbimet
Qëllimi: Kryerja e shërbimeve
Palët e treta: Ofruesit e shërbimit, palë të treta të tjera

Kategoria: Informacione zanore, elektronike, pamore ose të ngjashme
Burimi: Drejtpërdrejt nga ju
Qëllimi: Kryerja e shërbimeve
Palët e treta: Ofruesit e shërbimeve

Kategoria: Informacion profesional ose në lidhje me punësimin
Burimi: Drejtpërdrejt nga ju, nga palë të treta
Qëllimi: Kryerja e shërbimeve të reklamimit dhe marketingut
Palët e treta: Ofruesit e shërbimeve, përfshirë shitësit e marketingut, filialet dhe partnerët e ambalazhimit, palë të treta të tjera

Kategoria: Konkluzione të nxjerra nga kategori të tjera, për të krijuar një profil për një konsumator në Kaliforni
Burimi: Coca‑Cola
Qëllimi: Reklamimi dhe marketingu
Palët e treta: Ofruesit e shërbimeve, përfshirë shitësit e marketingut, filialet dhe partnerët e ambalazhimit, palë të treta të tjera

Kur mbledhim informacion për vendndodhjen e saktë gjeografike për qëllime të kryerjes së një shërbimi që keni kërkuar, konsiderohet që të dhënat e mbledhura janë "të ndjeshme", sipas ligjit të Kalifornisë. Përdorimi i këtyre të dhënave për kryerjen e një shërbimi që keni kërkuar, përkon me qëllimet e lejuara të biznesit në Kodin civil të Kalifornisë § 1798.100 et seq. dhe me rregulloret në zbatim.

Në momentin që ua japim informacionin personal palëve të treta, ne nuk kemi dijeni nëse kemi shitur apo kemi ndarë informacion për një person nën 16 vjeç.

Të drejtat tuaja të privatësisë si konsumator në Kaliforni

CCPA-ja u ofron konsumatorëve në Kaliforni të drejta kyçe privatësie, si në vijim:

  • Të drejtën e qasjes në informacion: Ju keni të drejtën të kërkoni qasje në informacionin personal të mbledhur për ju dhe të informoheni në lidhje me burimin e atij informacioni, qëllimet për të cilat e mbledhim dhe palët e treta dhe ofruesit e shërbimit me të cilët e ndajmë.

  • Të drejtën për të kërkuar fshirjen: Ju keni të drejtën të kërkoni që të fshijmë disa informacione personale që kemi mbledhur nga ju.

  • Të drejtën për të korrigjuar: Ju keni të drejtën për të korrigjuar informacionin e pasaktë personal për ju. Kini parasysh që kërkesat për korrigjime u nënshtrohen disa kufizimeve dhe në disa rrethana mund të zgjedhim ta fshijmë në vend që ta korrigjojmë informacionin tuaj personal.

  • Të drejtën për të refuzuar shitjen e informacionit personal palëve të treta:  Zbulimi i informacionit tuaj personal ofruesve të tretë të reklamimit dhe analitikës, mund të konsiderohet si shitje sipas disa ligjeve shtetërore, ndërsa në Kaliforni mund të konsiderohet edhe si "ndarje" (që është termi i përdorur për t'iu referuar ndarjes së informacionit për qëllime reklamimi). Për sa kohë që përdorimi nga ana jonë konsiderohet si shitje ose ndarje e informacionit tuaj personal, ju keni të drejtën të refuzoni duke (a) aktivizuar një sinjal preference për të refuzuar ose Kontrollin global të privatësisë në shfletuesin tuaj, që njihet nga ueb sajtet tona për SHBA-në, (b) duke refuzuar kukit në qendrën e preferencave të kukive për ueb sajtet e SHBA-së, ose (c) duke bërë një kërkesë për refuzim në https://us.coca-cola.com/dsrform.

  • Të drejtën kundër diskriminimit: Nuk do t'ju diskriminojmë për shkak se ushtroni të drejtat sipas CCPA-së. Nuk do t'ju refuzojmë mallra apo shërbime për shkak se keni ushtruar të drejtat tuaja; nuk do t'ju tarifojmë me çmim apo tarifë tjetër për mallra ose shërbime, përfshirë edhe ofrimin e zbritjeve apo përfitime të tjera, as nuk do t'ju penalizojmë për shkak se keni ushtruar të drejtat tuaja; nuk do t'ju ofrojmë një tjetër nivel apo cilësi mallrash ose shërbimesh për shkak se keni ushtruar të drejtat tuaja; nuk do të sugjerojmë që mund të merrni çmim apo tarifë të ndryshme për mallrat ose shërbimet ose tjetër nivel apo cilësi të mallrave ose shërbimeve si rezultat i ushtrimit të të drejtave tuaja.

Për të bërë një kërkesë për të ushtruar të drejtat tuaja të privatësisë në Kaliforni, veproni si në vijim:

Për të parashtruar kërkesën, përgatituni të jepni emrin, adresën e emailit dhe vendin e banimit.  Ju mund të autorizoni një tjetër person (agjentin tuaj) që të dërgojë një kërkesë në emrin tuaj.

Ne synojmë t'i plotësojmë kërkesat sipas një praktike të arsyeshme dhe në përputhje me çdo ligj të zbatueshëm. Kini parasysh që mund të duhet më shumë kohë për të verifikuar dhe përmbushur kërkesat e dërguara nga agjentë. Nëse keni një llogari te ne, disa ndryshime mund t'i bëni edhe drejtpërdrejt në faqen e profilit tuaj. Kini parasysh se ndryshimet që bëni në profilin e llogarisë suaj përmes shërbimeve, mund të mos pasqyrohen gjithmonë në disa pjesë të shërbimeve që administrohen nga ne.

Kini parasysh:

  • Ne mund (dhe në disa raste jemi të detyruar që) të verifikojmë identitetin tuaj, para se të shqyrtojmë kërkesën tuaj për ushtrimin e të drejtave të privatësisë në Kaliforni.  Pasi e marrim dhe e përpunojmë kërkesën tuaj, do t'ju kontaktojmë në adresën e emailit që keni përfshirë në kërkesë me udhëzimet për verifikimin e identitetit tuaj, pas çka do të kontrollojmë regjistrimet për informacionin e përputhshëm.

  • Ne mund të mos marrim parasysh një pjesë apo të gjithë kërkesën tuaj, për shembull, disa informacione që mbledhim mund të përjashtohen nga ky njoftim privatësie për Kaliforninë, si informacioni publik i vënë në dispozicion nga një ent qeveritar apo informacioni i mbuluar nga një tjetër ligj privatësie.  Në këto situata, kur t'ju përgjigjemi do të shpjegojmë se pse nuk e kemi marrë parasysh kërkesën tuaj.

Njoftim për stimulimet financiare

Ne mund të ofrojmë zbritje dhe përfitime të tjera për konsumatorët e regjistruar në disa programe shpërblimi ose promocionale, përfshirë, por pa u kufizuar në sa vijon: (1) Konsumatorët mund t'i pranojnë promocionet me email të CocaCola, duke e parashtruar adresën e tyre të emailit përmes sajtit. Kushtet shtesë janë publikuar aty. (2) Konsumatorët mund t'i fotografojnë dhe ngarkojnë kodet "pi dhe skano", për t'u qasur te shpërblimet, shortet dhe përvoja të tjera. Konsumatorët që kanë hyrë në llogarinë e tyre në Coke.com ndërsa marrin pjesë në "pi dhe skano", mund t'i ruajnë dhe t'i përdorin këto shpërblime. Informacione shtesë mund të gjeni në https://us.coca-cola.com/sip-and-scan-faq/. (3) Konsumatorët mund të krijojnë një llogari të CocaCola dhe të përfitojnë 15% zbritje për porosinë e parë në dyqanin e CocaCola.  (4) Konsumatorët mund të regjistrohen për një llogari dhe të marrin produkte falas ose me zbritje. (5) Konsumatorët mund të marrin pjesë në promocionet sociale, garat ose shortet e Coca‑Cola për mundësinë e përfitimeve të përshkruara në secilin nga këto promocione. 

Coca‑Cola përgjithësisht nuk i cakton vlerë monetare apo të një lloji tjetër informacionit personal të konsumatorëve dhe aktiviteti ynë në lidhje me promocionet ndryshon vazhdimisht. Në masën e lejuar nga ligji i Kalifornisë, i cili kërkon që këtyre programeve t'u caktohet një vlerë ose dallimet e çmimeve ose të shërbimeve që përfshijnë, Coca‑Cola e vlerëson informacionin personal të mbledhur dhe të përdorur në kuadër të çdo programi si të barabartë me vlerën e zbritjeve apo stimujve të tjerë financiarë të ofruar nga secili program i tillë, bazuar në përpjekjet praktike dhe në mirëbesim për ta vlerësuar në formë të grumbulluar për të gjithë informacionin e mbledhur: (1) lloji i informacionit personal të mbledhur në secilin program (p.sh. adresa e emailit), (2) përdorimi i këtij informacioni nga CocaCola në lidhje me aktivitetet e saj të marketingut, (3) gama e zbritjeve të ofruara (që mund të varet nga blerjet e çdo konsumatori në të tilla oferta), (4) numri i individëve të regjistruar në programet përkatëse dhe (5) produktet për të cilat mund të zbatohen përfitimet (si dallimi i çmimit). Këto vlera mund të ndryshojnë me kalimin e kohës. Vini re se ky përshkrim është pa heqje dorë nga ndonjë informacion i fshehtë pronësor ose biznesi, duke përfshirë sekretet tregtare, dhe nuk përbën ndonjë pohim në lidhje me parimet e pranuara të kontabilitetit apo standardet e kontabilitetit financiar.

Një tjetër ligj i Kalifornisë u lejon banorëve të Kalifornisë të kërkojnë njoftim paraprak për zbulimin e kategorive të informacionit tuaj personal që e kemi ndarë me palë të treta, për qëllime të marketingut të tyre të drejtpërdrejtë gjatë vitit pararendës kalendarik. Tani për tani, Coca‑Cola nuk ndan informacione personale me palë të treta për qëllimet e tyre të marketingut të drejtpërdrejtë.

Banorët e Kolorados, Konektikatit, Jutahut dhe Virxhinias. Ligjet e privatësisë në këto shtete u japin konsumatorëve disa të drejta në lidhje me të dhënat e tyre personale. Coca‑Cola do t'i respektojë këto të drejta për çdo banor të Shteteve të Bashkuara. Ato përfshijnë:

  • Të drejtën për qasjen në informacion: Keni të drejtën që të qaseni dhe të kërkoni një kopje të të dhënave tuaja personale.

  • Të drejtën për të kërkuar fshirjen: Keni të drejtën të kërkoni që t'i fshijmë të dhënat personale që na keni dhënë ose kemi marrë për ju.

  • Të drejtën për të korrigjuar: Keni të drejtën të korrigjoni pasaktësitë në të dhënat tuaja personale.

  • Të drejtën për të refuzuar: Zbulimi i informacionit tuaj personal ofruesve të tretë të reklamimit dhe analitikës, mund të konsiderohet si shitje sipas disa ligjeve shtetërore. Për më tepër, ne përdorim kuki në funksion të reklamave të synuara. Ju keni të drejtën t'i refuzoni këto aktivitete duke (a) aktivizuar një sinjal preference për të refuzuar ose Kontrollin global të privatësisë në shfletuesin tuaj, që njihet nga ueb sajtet tona për SHBA-në, (b) duke refuzuar kukit në qendrën e preferencave të kukive për ueb sajtet e SHBA-së, ose (c) duke bërë një kërkesë për refuzim në https://us.coca-cola.com/dsrform.

Për më tepër, banorët e Kolorados, Konektikatit dhe Virxhinias mund ta apelojnë një vendim në lidhje me kërkesat e privatësisë si konsumatorë, duke na kontaktuar me email në privacy@coca-cola.com.

Coca‑Cola mbledh, përdor dhe zbulon informacion personal për qëllimet e identifikuara në politikën tonë të privatësisë dhe për qëllime të tjera shtesë, siç e lejon ligji, duke ju njoftuar dhe me miratimin tuaj të shprehur ose të nënkuptuar.

Ju keni disa të drejta në lidhje me informacionin tuaj. Për t'u qasur ose për të korrigjuar informacionin personal, plotësoni formularin në lidhjen vijuese: https://us.coca-cola.com/dsrform. Kini parasysh se mund të verifikojmë identitetin tuaj, para se të shqyrtojmë kërkesën tuaj.

Për banorët e Kebekut: Personi i ngarkuar për mbrojtjen e informacionit personal të individëve që banojnë në Kebek është Larissa Barbara Lourenco, me të cilën mund të kontaktohet me email në privacy@coca-cola.com.

Siç e kërkon ligji i Kilit për mbrojtjen e të dhënave, do të merret miratim për çdo aktivitet të kryer nga Coca‑Cola në lidhje me individët që mbrohen nga ligji i Kilit për mbrojtjen e të dhënave.

Ligji i Kilit për mbrojtjen e të dhënave ofron të drejtat vijuese të privatësisë:

  • Për të kërkuar informacion për përpunimin e të dhënave personale

  • Për të kërkuar korrigjimin e të dhënave personale të pasakta ose të paplota

  • Për të kërkuar fshirjen e të dhënave personale, nëse ruhen pa bazë ligjore ose nëse janë të vjetruara

  • Për të kërkuar fshirjen ose bllokimin e të dhënave personale, sipas rastit, nëse të dhënat personale janë dhënë vullnetarisht ose nëse janë përdorur për komunikime tregtare dhe individi nuk do të jetë më i përfshirë në regjistrin përkatës, qoftë përgjithmonë apo përkohësisht

  • Për të kundërshtuar përdorimin e të dhënave personale për qëllime reklamimi, hulumtimesh tregu apo sondazhesh opinioni

  • Për të tërhequr miratimin për përpunimin e të dhënave personale në çdo kohë, për të hyrë në fuqi në të ardhmen. Megjithatë, kini parasysh që tërheqja e miratimit mund të nënkuptojë se përdorimi i mëtejshëm i disa ose të gjitha shërbimeve mund të mos jetë i mundur.

Kontrolluesi i informacionit tuaj personal është Recofarma Indústria do Amazonas Ltda.

Lexoni politikën e veçantë të privatësisë, e disponueshme në. https://cokeurl.com/cgs82t

Kontrolluesi i të dhënave

Kontrolluesi i të dhënave (pra, entiteti i Coca‑Cola që përcakton qëllimin dhe mjetet e përpunimit të informacionit tuaj personal) për informacionin personal të mbledhur në lidhje me përdorimin e shërbimeve në Zonën Ekonomike Evropiane, Zvicër dhe Mbretërinë e Bashkuar, është NV Coca‑Cola Services SA, një kompani me zyrë të regjistruar në Chaussée de Mons 1424, 1070 Bruksel.

Përpunimi

Përpunimi i informacionit tuaj personal përshkruhet më sipër në këtë politikë privatësie, përfshirë:

  • Informacionin e mbledhur personal dhe arsyen përse e mbledhim (seksioni 2)

  • Si e përdor Coca‑Cola informacionin personal (seksioni 4) dhe si e ndan atë (seksioni 6)

  • Sa kohë e ruan Coca‑Cola informacionin personal (seksioni 8)

Bazat ligjore për përpunimin e informacionit nga Coca‑Cola

Bazat ligjore për përpunimin e informacionit tuaj personal nga Coca‑Cola, varen nga konteksti në të cilin është mbledhur dhe përpunuar ky informacion. Përgjithësisht, ne mbledhim informacion personal vetëm kur (i) Coca‑Cola ka nevojë për atë informacion personal për të lidhur një kontratë me ju (si p.sh. kushtet tona të përdorimit), me ç'rast do t'ju njoftojmë nëse dhënia e informacionit tuaj personal është e detyrueshme dhe se cilat janë pasojat e mundshme nëse nuk na pajisni me informacionin personal;

(ii) kur e kemi miratimin për ta bërë këtë (miratim që mund ta tërhiqni në çdo kohë, duke përdorur informacionin e kontaktit më poshtë); ose

(iii) kur përpunimi bëhet për interesin legjitim të biznesit tonë dhe nuk anulohet nga e drejta e privatësisë ose të drejta dhe liri të tjera themelore të përdoruesve (si rastet kur përpunojmë informacion personal për të parandaluar përdorimin mashtrues të shërbimeve).

nëse mbledhim dhe përdorim informacion personal në mbështetje të interesit tonë legjitim (ose të ndonjë pale të tretë), ky interes është për t'ju ofruar shërbimet, për të komunikuar me ju për shërbimet, për t'iu përgjigjur pyetjeve, për të përmirësuar shërbimet, për të këshilluar përdoruesit lidhur me veçoritë e reja, si dhe për të mirëmbajtur apo ndërmarrë aktivitete të marketingut dhe interesa të ngjashme tregtarë, me qëllim që t'i bëjmë shërbimet të disponueshme për ju. Ne mund të kemi interesa të tjera legjitime dhe, nëse është e përshtatshme, do t'i bëjmë të qarta interesat tona legjitime në momentin e duhur.

Në disa raste, mund të kemi edhe detyrime ligjore për të mbledhur informacion personal nga përdoruesit. Nëse ju kërkojmë të na jepni informacion personal për të vepruar në pajtim me një kërkesë ligjore, këtë do ta bëjmë të qartë në momentin e duhur dhe do t'ju tregojmë nëse dhënia e informacionit personal është e detyrueshme, si dhe pasojat e mundshme nëse nuk na pajisni me informacionin tuaj personal.

Nëse keni pyetje ose keni nevojë për informacione të tjera në lidhje me bazat ligjore mbi të cilat mbledhim dhe përdorim informacionin tuaj personal, na kontaktoni në privacy@coca-cola.com.

Politika e kukive

Në Zonën Ekonomike Evropiane, në Zvicër dhe në Mbretërinë e Bashkuar, Coca‑Cola ka një politikë të veçantë për kukit, të pavarur nga kjo politikë privatësie. Për më shumë informacion, shqyrtoni ueb sajtin e Coca‑Cola që përdorni.

Të drejtat e subjekteve të të dhënave

Në masën e caktuar nga GDPR-ja, ju keni të drejtat në vijim, për sa i përket informacionit personal që lidhet me ju:

  • Të drejtën e qasjes në informacionin tuaj personal

  • Të drejtën e ndreqjes (p.sh. korrigjim, përditësim)

  • Të drejtën e fshirjes

  • Të drejtën për të kufizuar përpunimin

  • Të drejtën e mbartshmërisë së të dhënave (pra, marrjen e një kopjeje elektronike të informacionit tuaj personal për qëllim të përcjelljes te një organizatë tjetër)

  • Të drejtën për ta tërhequr miratimin në çdo kohë

Nëse dëshironi të qaseni, të korrigjoni, të përditësoni, të ndrydhni, të kufizoni, të kundërshtoni ose të fshini informacionin personal që i keni dhënë më herët kompanisë Coca‑Cola, ose nëse dëshironi të merrni një kopje elektronike për qëllim të përcjelljes te një kompani tjetër (kur e drejta e mbartshmërisë parashikohet me ligj), na e parashtroni kërkesën si në vijim:

Në kërkesë përcaktoni qartë se çfarë informacioni personal dëshironi që të ndryshohet, nëse dëshironi ose jo që informacioni juaj personal të ndrydhet nga baza jonë e të dhënave ose kufizime të tjera që dëshironi t'i bëni përdorimit të informacionit tuaj personal nga ana jonë. Për mbrojtjen tuaj, mund të na duhet të verifikojmë identitetin dhe vendbanimin tuaj gjeografik, para se të plotësojmë kërkesën. Ne do ta plotësojmë kërkesën tuaj sapo të bëhet e mundshme dhe brenda periudhave kohore të kërkuara nga ligji në fuqi.

Kini parasysh se shpesh na duhet të mbajmë disa lloje informacionesh personale për qëllime të mbajtjes shënim dhe/ose për të përfunduar ndonjë transaksion që keni filluar para se ta parashtronit kërkesën (p.sh. kur kryeni ndonjë blerje ose merrni pjesë në një promocion, mund të mos jeni në gjendje ta ndryshoni apo ta ndani informacion e dhënë personal deri pas përfundimit të blerjes apo të promocionit). Veç kësaj, ne mund të mos fshijmë disa informacione personale për arsye ligjore.

Si të kontaktoni me autoritetet e mbrojtjes së të dhënave

Autoritetet e mbrojtjes së të dhënave për BE-në

Ju keni të drejtën të bëni një ankesë për mënyrën se si e përpunojmë informacionin tuaj personal pranë autoriteteve të duhura të mbrojtjes së të dhënave për BE-në. Klikoni këtu për më shumë informacion.

Organi rregullator për mbrojtjen e të dhënave për Zvicrën
Zyra e Mbrojtjes Federale të të Dhënave dhe e Komisionerit të informacionit (FDPIC)
Feldeggweg 1
CH-3003 Berne
Tel: 41 (0)58 462 43 95 (e hënë-e premte, 10-12 paradite)
Telefaks: 41 (0)58 465 99 96
https://www.edoeb.admin.ch/edoeb/en/home/the-fdpic/contact/address.html

Organi rregullator për mbrojtjen e të dhënave për Mbretërinë e Bashkuar
Zyra e Komisionerit të informacionit (ICO)
Wycliffe House, Water Lane, Wilmslow Cheshire SK9 5AF
Telefoni: 0303 123 1113
Faks: 01625 524510
https://ico.org.uk/global/contact-us/

Ligji në fuqi që kontrollon politikën e privatësisë është Ligji për IT-në, 2000, si dhe "Praktikat dhe procedurat e arsyeshme të sigurisë" dhe "Rregullat e të dhënave ose informacionit të ndjeshëm personal", 2011 dhe si zëvendësim i 
Rregullave të teknologjisë së informacionit (Udhëzimet për ndërmjetësuesit), 2011, lëshuar sipas Ligjit për IT-në, 2000.

Adresa e emailit të zyrtarit për ankesat, i caktuar nga Coca Cola India Private Limited (CCIPL): grievanceofficerprivacyindia@coca-cola.com 

Zyra e regjistruar e CCIPL-së: Plot No. 1109-1110, Village Pirangut, Taluka Mulshi, Distt. Pune
Zyra e korporatës e CCIPL-së: 1601-1701, One Horizon Center, DLF Golf Course Road, Phase V, Sector 43, Gurgaon, Haryana

Lexoni politikën e veçantë të privatësisë, e disponueshme në https://www.coca-cola.com/jp/ja/legal/privacy-policy.

Njoftimi i privatësisë i Coca‑Cola për Meksikën zbatohet për përpunimin e informacionit personal të banorëve të Meksikës, siç e kërkon ligji i Meksikës, LEY FEDERAL DE PROTECCIÓN DE DATOS PERSONALES EN POSESIÓN DE LOS PARTICULARES.

Lexoni politikën e veçantë të privatësisë, e disponueshme në https://www.coca-cola.com/mx/es/legal/privacy-policy.

Kontrolluesi i informacionit tuaj personal është: Servicios Integrados de Administración y Alta Gerencia, S. de R.L de C.V., The Coca‑Cola Export Corporation, Sucursal En México, Rubén Darío 115, Col. Bosque de Chapultepec, CP 11580, CDMX. Tel: +5255.5262.200

Organi rregullator i mbrojtjes së të dhënave është Instituto Nacional de Transparencia, Acceso a la Información y Protección de Datos Personales.

Nëse keni diçka në lidhje me njoftimin e privatësisë të Coca‑Cola për Meksikën, na kontaktoni me email në: avisodeprivacidad@coca-cola.com.mx.

Coca‑Cola nuk e mbledh datën e plotë të lindjes nga konsumatorët në Filipine. Coca‑Cola do të marrë miratimin e prindërve, kur Coca‑Cola ka dijeni që po përpunon informacion personal të konsumatorëve nën 18 vjeç.

Kontrolluesi i informacionit tuaj personal është Coca‑Cola Far East Ltd. (Selia operative rajonale e Filipineve) dhe The Coca‑Cola Export Corporation (Dega në Filipine).

Lexoni politikën e veçantë të privatësisë, e disponueshme në https://www.coca-cola.com/kr/ko/legal/privacy-policy.

Ligji i Tajlandës për Mbrojtjen e të dhënave personale, 2019, zbatohet për përpunimin e informacionit personal të banorëve të Tajlandës.

Kontrolluesi i informacionit tuaj personal është Coca‑Cola (Thailand) Ltd. Për pyetje, kontaktoni me privacythailand@coca-cola.com.

Më poshtë, një përmbledhje e të drejtave të mbrojtjes së të dhënave tuaja:

E drejta juaj për të pasur qasje në informacionin personal

Ju keni të drejtën të merrni konfirmim nëse e përpunojmë ose jo informacionin personal për ju, të merrni një kopje të informacionit tuaj personal që mbahet prej nesh si kontrollues dhe të merrni disa informacione të tjera se si dhe pse e përpunojmë informacionin tuaj personal.

E drejta juaj për të korrigjuar/rregulluar informacionin personal

Keni të drejtën të kërkoni që informacioni juaj personal të korrigjohet apo të rregullohet, aty ku është i pasaktë (për shembull, nëse ndryshoni emrin ose adresën) dhe t'ju plotësohet informacioni i paplotë.   Kur është praktikisht e mundur, kur na informojnë që ndonjë informacion personal i përpunuar nga ne nuk është më i saktë, do të bëjmë përditësimet e nevojshme, bazuar në informacionin tuaj të përditësuar.

E drejta juaj për të fshirë/e drejta për t'u harruar

Ju keni të drejtën të kërkoni fshirjen e informacionit tuaj personal në rastet në vijim: 

  • Informacioni personal nuk është më i nevojshëm në lidhje me qëllimet për të cilat është mbledhur dhe përpunuar.

  • Baza jonë ligjore për përpunimin është miratimi, ndaj kur ju tërhiqni miratimin, ne nuk kemi baza të tjera ligjore për përpunimin.

  • Bazat tona ligjore për përpunimin lidhen me interesat legjitime tonat ose të një pale të tretë, po kur ju nuk e pranoni më përpunimin nga ana jonë, ne nuk kemi baza ligjore që i mbivendosen kësaj.

  • Kur kundërshtoni përpunimin nga ana jonë për qëllime marketingu të drejtpërdrejtë.

  • Informacioni juaj personal është përpunuar në mënyrë të paligjshme. 

  • Informacioni juaj personal duhet të fshihet në përmbushje të detyrimeve ligjore të cilave u nënshtrohemi.

E drejta për të kufizuar përpunimin

Ju keni të drejtën ta kundërshtoni përpunimin e informacionit tuaj personal në këto raste: 

  • Kur kundërshtoni saktësinë e informacionit personal që përpunojmë për ju. Kur duhet të kufizojmë përpunimin e informacionit të kundërshtuar derisa të mund të verifikojmë saktësinë e informacionit tuaj personal.

  • Informacioni personal do të fshihet ose do të shkatërrohet, por ju kërkoni kufizimin e përdorimit të atij informacioni personal.

  • Nuk është më e nevojshme që të mbahet informacion personal për qëllimet e mbledhjes, por ju na kërkoni ta mbajmë informacionin personal për qëllime të zbatimit, pajtimit me ose ushtrimit të kërkesave ligjore, ose të mbrojtjes së kërkesave ligjore.

  • Informacioni personal pret verifikimin e bazave legjitime për ta përpunuar atë, të nevojës për kërkesa ligjore (zbatim, pajtim, ushtrim apo mbrojtje) ose të nevojës që kemi për të kryer një detyrë në interesin publik.

E drejta juaj për të kundërshtuar përpunimin

Ju keni të drejtën të kundërshtoni përpunimin e informacionit tuaj personal në këto raste: 

  • informacioni personal u mblodh për nevojat e:

  • kryerjes së një detyre nga ne në interesin publik, ose të ushtrimit të autoritetit zyrtar që na është dhënë dhe të interesit legjitim të Coca‑Cola

  • kur mbledhja, përdorimi ose zbulimi i këtij informacioni personal është për qëllime marketingu të drejtpërdrejtë;

  • kur mbledhja, përdorimi ose zbulimi i këtij informacioni personal është për hulumtime shkencore, historike ose statistikore

Kini parasysh: Ne rezervojmë të drejtën për të refuzuar kërkesën tuaj nëse provojmë që (i) ka baza legjitime për përpunimin e këtij informacioni personal ose është e nevojshme për zbatimin, pajtimin me, ushtrimin ose mbrojtjen e kërkesave ligjore ose (ii) përpunimi i informacionit tuaj personal për hulumtime shkencore, historike ose statistikore nevojitet për të kryer një detyrë në shërbim të interesit publik.

E drejta juaj për mbartshmërinë e informacionit

Ju keni të drejtën ta merrni informacionin personal që na keni dhënë dhe keni të drejtën t'ia dërgoni informacionin një tjetër organizate (ose të na e kërkoni neve që ta bëjmë këtë, nëse është teknikisht e mundur) ku:

  • baza jonë ligjore për përpunimin e informacionit personal miratohet ose nevojitet për përmbushjen e kontratës sonë me ju dhe

  • përpunimi bëhet në mënyra të automatizuara.

E drejta juaj për të tërhequr miratimin

Aty ku përpunojmë informacion personal bazuar te miratimi, individët kanë të drejtë ta tërheqin miratimin në çdo kohë. Ne zakonisht nuk përpunojmë informacion personal bazuar te miratimi (pasi mbështetemi në një tjetër bazë ligjore).

Organi rregullator i mbrojtjes së të dhënave është:
Komisioni për mbrojtjen e të dhënave personale në Tajlandë
Ministria e Ekonomisë dhe Shoqërisë Digjitale
Adresa: No. 120, Moo 3, The Government Complex, Tower B, Changwattana Road, Lak Si, Bangkok, Thailand, Bangkok
Tel: 662-142-1033, 662-141-6993
Me email: pdpc@mdes.go.th
Ueb sajti: https://www.mdes.go.th/mission/82

Coca‑Cola të jep mundësinë të kontrollosh, të korrigjosh, të përditësosh ose të modifikosh informacionin personal që ke dhënë më parë.  Për të ushtruar këto të drejta:

Në kërkesë specifiko qartë se çfarë informacioni personal do që të ndryshohet, nëse do ose jo që informacioni yt personal të hiqet nga baza jonë e të dhënave ose kufizime të tjera që do t'i bësh përdorimit të informacionit tënd personal nga ana jonë.  Për mbrojtjen tënde, mund të na duhet të verifikojmë identitetin dhe vendbanimin tënd gjeografik, para se të ta plotësojmë kërkesën. Ne do ta trajtojmë kërkesën tënde sapo kjo të jetë arsyeshëm e mundur dhe brenda periudhave kohore të kërkuara nga ligji në fuqi.

* * * * *

Më poshtë do të gjeni informacion shtesë për entitetin Coca‑Cola që vepron si kontrolluesi i informacionit tuaj personal, në varësi të vendbanimit tuaj të zakonshëm:

Bangladesh
Coca‑Cola Bangladesh Beverages Limited
Crystal Palace (11th Floor), Rd 140, Dhaka 1212, Bangladesh

Mbretëria e Butanit
TASHI BEVERAGES LIMITED
POST BOX # 267, PASAKHA BHUTAN.
00975-77190300 (O)

Kili
Coca‑Cola de Chile S.A
Avenida Presidente
Kennedy 5757 Piso 12
Las Condes, Santiago

Kolumbi
Coca‑Cola Bebidas de Colombia, S. A.
AK45 #103-60. Piso 8.
Bogotá, Colombia.
Tel. 638-6600

Organi rregullator i mbrojtjes së të dhënave:
Superintendencia de Industria y Comercio (SIC)
https://www.sic.gov.co
Carrera 13 No. 27 - 00, Pisos 1 y 3
Línea Gratuita Nacional: 01 8000 910165
contactenos@sic.gov.co

Kosta-Rikë
Coca‑Cola Industrias SRL
Plaza Tempo, Oficinas Corporativas, Escazú, Sab José, Costa Rica

Organi rregullator i mbrojtjes së të dhënave:
Agencia de Protección de Datos de los Habitantes (PRODHAB).
prodhab.go.cr.
San Pedro de Montes de Oca, Alameda, Avenida 7 y calle 49, edificio Da Vinci.
Sistema Costarricense de Información Jurídica (pgrweb.go.cr)

Republika Dominikane
Distrito La Hispaniola Compañía De Servicios, S.R.L.,
Avenida Winston Churchill, Torre Acrópolis, Piso 12, Ensanche Piantini
Drejtuar: Santiago Carrasco

Ekuador
Coca‑Cola de Ecuador. S. A.
Republica de El Salvador N36.230 y Naciones Unidas. Edificio Citibank Piso 1.
Quito, Ecuador
Tel: 593 2 382 622
Drejtuar: Mariana Rosalba

Indonezi
PT Coca‑Cola Indonesia
South Quarter Tower B, Penthouse Floor, Jl. R. A. Kartini Kav. 8, Cilandak Barat, Jakarta Selatan

Republika e Maldiveve
Male Aerated Water Company
5GH7+CG8, Boduthakurufaanu Magu, Malé, Maldives

Nepal
Bottlers Nepal Limited dhe Bottlers Nepal

Bottlers Nepal Limited, 
Balaju Industrial District, Balaju,
Kathmandu, Nepal, P.O. Box: 2253
+977-01-4352986, +977-01-4352988

Bottlers Nepal (Terai) Limited, 
Gondrang, Bharatpur-9, Chitwan,
Nepal, P.O. Box: 20
+977-056420216

Peru
Coca‑Cola Servicios de Perú, S.A.
República de Panamá 4050. Surquillo. Lima, Perú.
Tel. (511) 411-4200
Drejtuar: Maria Sol Jares

Organi rregullator i mbrojtjes së të dhënave:
Autoridad Nacional de Protección de Datos Personales
https://www.gob.pe/anpd
Scipión Llona 350 Miraflores - Lima - Perú
protegetusdatos@minjus.gob.pe

Filipine
Coca‑Cola Far East Ltd. (Philippines Regional Operating Headquarters)
24th Floor, Six/NEO Bldg., 5th Ave cor. 26th Street, Bonifacio Global City, Taguig
The Coca‑Cola Export Corporation (Philippines Branch)
24th Floor Net Lima
Building 5th Avenue corner 26th
Street Bonifacio Global City Taguig,
Manila, 1634 Philippines

Sri-Lankë
Coca‑Cola Beverages Sri Lanka Limited
B214, Biyagama Road, Colombo, Sri Lanka

Ukrainë
Coca‑Cola Ukraine Limited LLC
139 Velyka Vasylkivska Street, 13 floor
Velyka Vasylkivska Kyiv, 03150
Ukrainë

Vietnam
Coca‑Cola Southeast Asia, Inc.
235 Dong Khoi Street, District 1, Ho Chi Minh City