Data e hyrjes në fuqi: 28 gusht, 2023
Mirë se vjen në kushtet e shërbimit të Coca‑Cola (“Kushtet”).
LEXOJI ME KUJDES, SEPSE KËTO KUSHTE PËRBËJNË NJË MARRËVESHJE LIGJORE MES TEJE DHE KOMPANISË COCA-COLA E PARTNERËVE TË SAJ (COCA-COLA OSE NE).
KËTO KUSHTE KANË TË BËJNË ME MËNYRËN E ZGJIDHJES SË MOSMARRËVESHJEVE MES TEJE DHE COCA-COLA.
Këto kushte shërbimi ndahen në seksionet në vijim:
4. A DO T'I NDRYSHOJË COCA-COLA SHËRBIMET?
5. A DO T'I NDRYSHOJË KËTO KUSHTE COCA-COLA?
7. A MBAN PAGESË COCA-COLA PËR SHËRBIMET?
9. CILAT JANË PËRDORIMET E LEJUARA TË SHËRBIMEVE?
10. A KA KUSHTE QË APLIKOHEN SPECIFIKISHT PËR PËRDORIMIN E APLIKACIONEVE?
11. KUR HYJNË NË FUQI KËTO KUSHTE? KUR PËRFUNDOJNË?
12. KUSH ËSHTË PËRGJEGJËS PËR SHËRBIMET E LIDHURA?
13. SI KUFIZOHET PËRGJEGJËSIA E COCA-COLA NËN KËTO KUSHTE?
14. SI DO TË KOMUNIKOJË COCA-COLA ME KONSUMATORËT?
15. SI TË KONTAKTOJ ME COCA-COLA?
Këto janë kushtet e përgjithshme që zbatohen kur hyn dhe përdor faqen e internetit të Coca‑Cola, aplikacionet për telefon (Aplikacionet), miniaplikacionet dhe shërbime të tjera në rrjet dhe jashtë tij, përmes së cilave vepron Coca‑Cola (Shërbimet). Ofruesi i shërbimeve është The Coca‑Cola Company, One Coca‑Cola Plaza, Atlanta, Georgia 30313.
Këto kushte zbatohen, si kur je përdorues i regjistruar, ashtu edhe kur thjesht lundron në faqe.
PËRDORIMI DHE HYRJA NË SHËRBIME VAREN NGA MIRATIMI YT I KËTYRE KUSHTEVE. Nëse nuk pajtohesh me këto kushte, të lutemi të mos i përdorësh shërbimet.
Lexo edhe politikën e privatësisë së konsumatorit të Coca‑Cola (ose çdo politikë privatësie apo njoftim ndaj teje) që të mësosh se si e përdorim informacionin personal që mbledhim nga përdoruesit apo rreth tyre.
Kushtet vlejnë për përdoruesit e rinj në datën e hyrjes në fuqi, të paraqitur më lart. Për këdo që i përdor shërbimet para datës së hyrjes në fuqi, të paraqitur më lart, zbatohen versionet paraprake të Kushteve deri në dhjetë (10) ditë pas datës së hyrjes në fuqi.
KUR KRIJON NJË LLOGARI, HYN DHE PËRDOR SHËRBIMET OSE KUR I PRANON ATO, I TREGON COCA-COLA QË JE I AFTË T'I PËRDORËSH DHE PRANON TË VEPROSH NË PËRPUTHJE ME KËTO KUSHTE.
Për të përdorur shërbimet tona, duhet të jesh në moshë madhore sipas ligjit të vendit ku banon ose të kesh aftësinë ligjore për të lidhur një kontratë me Coca‑Cola.
Nëse nuk e ke mbërritur ende moshën madhore, sipas ligjit në vendin ku banon ose nuk je për ndonjë arsye, në gjendje të lidhësh ligjërisht kontratë, prindi ose kujdestari ligjor mund të pajtohen me këto kushte, para se të përdorësh shërbimet. Para se të fillosh të përdorësh shërbimet, kërkoji prindit ose kujdestarit tënd ligjor të t'i shpjegojë këto kushte.
PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT LIGJORË: Nëse i pranon këto Kushte në emër të një minoreni, i tregon Coca‑Cola që je prindi ose kujdestari ligjor i fëmijës, miraton pranimin e këtyre kushteve dhe të politikës së privatësisë së konsumatorit të Coca‑Cola (ose politika të tjera privatësie apo njoftime ndaj teje) për llogari të fëmijës tënd dhe pranon gjithë përgjegjësitë për mënyrën se si i përdor fëmija yt Shërbimet dhe se si sillet ndaj këtyre Kushteve.
Nëse nuk je i aftë të përdorësh shërbimet ose nuk pajtohesh me këto kushte, nuk të jepet e drejta t'i përdorësh shërbimet.
Këto kushte zbatohen te shërbimet me të cilat lidhen apo postohen këto Kushte.
Zbatohen kushte të ndryshme për shërbimet online për punonjësit, kandidatët për punë dhe klientët e partnerët e biznesit të Coca‑Cola dhe për pjesë të faqeve të internetit të korporatës Coca‑Cola. Zbatohen kushte të ndryshme edhe për shërbime të palëve të treta, lidhur ose në raport me Shërbimet (p.sh., Whats App). Shiko seksionin 12 më poshtë.
Mund të zbatohen kushte shtesë për disa funksione të caktuara të shërbimeve, si aplikacionet, promocionet, kushtet e shitjes apo shërbimet e përdorimit të mesazheve (“Kushte shtesë”). Të gjitha kushtet shtesë janë pjesë e (dhe përmes kësaj reference pjesë përbërëse e) këtyre kushteve. Kur të shfaqen, duhet të pajtohesh me kushtet shtesë, para se të përdorësh funksione të caktuara të shërbimeve, ku zbatohen këto kushte. Këto kushte dhe kushtet shtesë zbatohen njësoj, përveç rasteve kur ndonjë pjesë e kushteve shtesë nuk pajtohet me këto kushte dhe në këtë rast kushtet shtesë kontrollojnë deri aty ku ndodh papajtueshmëria.
Shërbimet e mesazheve
Disa prej shërbimeve ofrojnë shërbime mesazhesh (SMS ose MMS). Pasi pranon të marrësh mesazhe prej nesh, shpeshtësia e mesazheve që të dërgojmë varet nga ndërveprimet e tua me ne. Mund të dalësh nga shërbimet e mesazheve, duke na dërguar fjalën STOP në kodin e përcaktuar celular, që lidhet me shërbimet tona. MUND TË KETË PAGESË PËR MESAZHET DHE INTERNETIN. Të gjitha pagesat faturohen dhe i paguhen përftuesit të shërbimit të internetit wifi. Kontakto përftuesin e shërbimit të internetit wifi për tarifat dhe detajet. Shërbimet me mesazh ofrohen në bazë të rrethanave dhe nuk mund të jenë të disponueshme kudo dhe në çdo kohë.
DUKE PRANUAR TË MARRËSH MESAZHE, KUPTON DHE PRANON QË COCA-COLA PËRDOR NJË SISTEM AUTOMATIK TË FORMIMIT TË NUMRIT PËR TË TË DËRGUAR MESAZHE DHE SE MIRATIMI YT PËR TË MARRË MESAZHE NUK ËSHTË KUSHT PËR BLERJEN E MALLRAVE APO SHËRBIMEVE.
Coca‑Cola punon vazhdimisht për të përmirësuar shërbimet. Coca‑Cola mund të prezantojë veçori dhe funksionalitete të reja që përmirësojnë shërbimet dhe nuk kanë qenë më parë pjesë e shërbimeve (“Veçori të reja”). Herë pas here, Coca‑Cola mund të bëjë përditësime, korrigjime gabimesh dhe ndryshime të tjera te shërbimet, që përmirësojnë përvojën e përdoruesit (“Përditësime”). Coca‑Cola ruan të drejtën të shtojë ose të mos shtojë veçori të reja ose që të bëjë ose të mos bëjë përditësime. Nëse për veçoritë e reja aplikohen tarifa, Coca‑Cola do të të japë mundësinë të zgjedhësh, nëse dëshiron ose jo t'i përdorësh. Nëse Coca‑Cola bën përditësime, ti pajtohesh dhe e autorizon Coca‑Cola që t'i zbatojë përditësimet duke të njoftuar ose jo.
Coca‑Cola mund të t'i ofrojë veçoritë e reja që t'i provosh vetëm ti, para se të mundësohen për publikun. Kur ka veçori të reja që mund t'i provosh para se t'i provojnë të tjerët, ne iu referohemi këtyre veçorive të reja si “Shërbime provë”. Që të gëzosh të drejtën për të hyrë te shërbimet provë, duhet të japësh opnionin për shërbimet provë, siç kërkohet nga Coca‑Cola. Coca‑Cola ruan të drejtën t'i modifikojë shërbimet provë, pa njoftim paraprak, për sa kohë që ato të kthehen në pjesë të shërbimeve, apo të vendosë të mos i bëjë shërbimet provë pjesë të shërbimeve.
PAVARËSISHT SEKSIONEVE TË TJERA TË KËTYRE KUSHTEVE PËR PËRGJEGJËSITË TONA NDAJ TEJE, SHËRBIMET E PROVËS VIJNË "SIÇ JANË” PA GARANCI TË ASNJË LLOJI DHE EKIPET E COCA-COLA (SIÇ PËRCAKTOHEN NË SEKSIONIN 13), NUK DO TË MBAJNË ASNJË LLOJ PËRGJEGJËSIE NDAJ ZGJEDHJES TËNDE PËR TË PËRDORUR SHËRBIMET PROVË. NËSE KA PËRJASHTIME TË PËRGJEGJËSISË PËR SHËRBIMET PROVË, QË NUK MBUlOHEN NGA LIGJI NË FUQI, E VETMJA PËRGJEGJËSI E PALËVE TË COCA-COLA NË LIDHJE ME SHËRBIMET PROVË, ËSHTË ZHDËMTIMI YT I DREJTPËRDREJTË, DERI NË SHUMËN QË KE PAGUAR PËR SHËRBIMET PROVË.
Asgjë në këtë seksion 4 nuk e kufizon të drejtën e Coca‑Cola për të hequr hyrjen tënde në disa pjesë të shërbimeve ose që të ndërpresë shërbimet apo çdo përmbajtje që ofrojmë përmes shërbimeve, në çdo kohë, pa njoftim paraprak apo përgjegjësi ndaj teje. Ne bëjmë çmos që shërbimet të jenë tërësisht funksionale, në çdo kohë, po Coca‑Cola nuk mban përgjegjësi nëse, për çfarëdolloj arsyeje, shërbimet nuk mundësohen.
Data e hyrjes në fuqi të këtyre kushteve është dhënë në kreun e kësaj faqeje interneti.
Coca‑Cola mund të ketë nevojë t'i modifikojë këto kushte, për të pasqyruar përditësimet, veçoritë e reja ose ndryshimet e ligjit të zbatueshëm. Nëse Coca‑Cola bën modifikime materiale të këtyre kushteve që kufizojnë të drejtat ligjore, ne do të postojmë njoftime te shërbimet dhe do t'i njoftojmë përdoruesit përmes emailit, duke përdorur adresat e emailit të llogarive të tyre, të paktën tridhjetë (30) ditë përpara. Nëse nuk pajtohesh me Kushtet e modifikuara, atëherë duhet ta heqësh llogarinë dhe të ndalosh përdorimin e Shërbimeve para përfundimit të periudhës së njoftimit. Vazhdimi i përdorimit të shërbimeve pas përfundimit të periudhës së njoftimit paraprak të specifikuar në njoftim, konsiderohet si pranim i kushteve të modifikuara.
Nuk do të bëjmë ndryshime që ulin nga ana materiale ose prapa-veprojnë mbi të drejtat e tua ligjore, pa njoftim paraprak, vetëm nëse ligjërisht na kërkohet ta bëjmë këtë ose për të mbrojtur të drejtat e përdoruesve të tjerë të shërbimeve.
Kushtet e modifikuara zëvendësojnë gjithë versionet e mëparshme të marrëveshjeve tona, njoftimeve ose deklaratave për ose rreth këtyre Kushteve.
Nuk ka nevojë të krijosh llogari për të lundruar në faqen publike të internetit të Coca‑Cola, po mund të të duhet llogari për të provuar të gjitha Shërbimet, si hyrja tek ofertat dhe promocione të tjera, apo për të përdorur pjesën e Shërbimeve që është "vetëm për anëtarët".
Për të krijuar një llogari, do të të duhet të japësh të paktën adresën e emailit. Coca‑Cola mund të të kërkojë të shkruash edhe datën e lindjes dhe vendin e banimit, pasi i duhet të verifikojë që je ligjërisht i aftë të lidhësh kontratë me Coca‑Cola ose të kërkojë në emrin tënd miratimin nga prindi apo kujdestari yt ligjor në lidhje me kushtet.
Coca‑Cola mund të të kërkojë të japësh edhe informacion shtesë, si emrin, numrin e telefonit, preferencat, opinionet dhe detaje të tjera për veten, që zgjedh t'i ndash si pjesë e procesit të krijimit të profilit. Për të mësuar më shumë për mënyrën se si e përpunojmë informacionin personal që mbledhim kur krijon një llogari, lexo politikën e privatësisë së konsumatorit të Coca‑Cola (ose politika të tjera privatësie apo njoftime, me të cilat je pajtuar gjatë krijimit të llogarisë).
Siç referohet në politikën e marketingut të përgjegjshëmtë Coca‑Cola, ne nuk i reklamojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë fëmijëve nën 13 vjeç (ose nën minimumin e moshës së kërkuar ligjërisht në vendin tënd). Prandaj, shërbimet nuk u drejtohen dhe nuk synojnë të përdoren nga fëmijë nën 13 vjeç (ose nën minimumin e moshës së kërkuar ligjërisht në vendin tënd).
Ti pranon që nuk do të krijosh llogari për dikë tjetër veç vetes, që nuk do të krijosh llogari me qëllimin që të hiqesh si tjetërkush, ose të falsifikosh ndonjë element që Coca‑Cola ka të drejtën ta kalojë në proces verifikimi. Coca‑Cola ruan të drejtën të refuzojë regjistrimin, të anulojë ose të pezullojë një llogari në çdo kohë, nëse pikasim ose dyshojmë thyerje të këtyre kushteve. Nuk do të mund të krijosh një llogari nëse je pezulluar më parë apo të është ndaluar përdorimi i shërbimeve.
Zotohesh se çdo informacion që i jep Coca‑Cola është i vërtetë, i saktë dhe i plotë dhe pranon të mbetet i tillë gjatë gjithë kohës.
Nëse të kërkohet të zgjedhësh një fjalëkalim, kur krijon një llogari, fjalëkalimi yt mbetet personal për ty. Ti pranon të mos ia japësh askujt tjetër informacionin e fjalëkalimit tënd, informacione të tjera sigurie apo qasjen te shërbimet. Bëj veçanërisht kujdes kur hyn në llogari nga kompjuterë publikë ose që ndahen me të tjerë, në mënyrë që të tjerët të mos mund të shohin apo të regjistrojnë fjalëkalimin tënd apo informacione të tjera personale. Je përgjegjës për gjithë veprimtaritë që ndodhin nga përdorimi i fjalëkalimit tënd.
Ti pranon të na njoftosh menjëherë në https://www.coca-colacompany.com/contact-us nëse vëren ose dyshon hyrje të paautorizuar ose përdorim të fjalëkalimit, llogarisë, ose thyerje të tjera të sigurisë.
Shërbimet janë përgjithësisht falas. Nëse kërkohet ndonjëherë pagesë për veçori të caktuara të shërbimeve, Coca‑Cola do të të japë mundësinë të zgjedhësh nëse do t'i përdorësh apo jo veçoritë me pagesë.
Disa shërbime mundësojnë blerjen e produkteve Coca‑Cola. Blerjet do t'i nënshtrohen kushteve të veçanta të shitjes, që të janë paraqitur në momentin e blerjes. Lexoji me kujdes.
Ti je i vetmi përgjegjës për të gjitha pagesat, tarifat dhe kosto të tjera që lidhen me përdorimin e shërbimeve, përfshirë këtu edhe pajisjet dhe lidhjen e internetit apo shërbimin e telefonisë celulare që nevojitet për të hyrë dhe përdorur shërbimet. Nëse hyn dhe përdor shërbimet përmes celularit, pranon që je i vetmi përgjegjës për të gjitha pagesat që vijnë prej ofruesit të shërbimit celular.
Siç është vendosur mes teje dhe Coca‑Cola, Coca‑Cola dhe licencuesit e saj si palë të treta janë dhe do të mbeten të vetmit zotërues ekskluzivë të të gjitha të drejtave, titujve dhe interesit ndaj dhe drejt shërbimeve, përfshirë këtu edhe gjithë përmbajtjen e shërbimeve dhe dizajnin e tyre, përzgjedhjen dhe menaxhimin, si dhe gjithë të drejtat e pronësisë intelektuale (Përmbajtja e shërbimeve). Pra, Coca‑Cola zotëron shërbimet dhe ka licencë për përmbajtjen e shërbimeve, ndërsa ti zotëron gjithë përmbajtjen tënde të përdoruesit, siç përshkruhet më poshtë.
Përmbajtja e shërbimeve përfshin emrin Coca‑Cola dhe gjithë emrat, logot, emrat e produkteve dhe shërbimeve, dizenjove dhe sloganeve të lidhura me të (Markat Coca‑Cola). Nuk duhet t'i përdorni markat Coca‑Cola pa leje paraprake me shkrim nga Coca‑Cola. Të gjithë emrat e tjerë, logot, emrat e produkteve dhe shërbimeve, dizenjot, sloganet, fjalitë përmbledhëse apo titujt e Coca‑Cola apo të palëve të treta që shfaqen mbi ose te shërbimet, janë marka tregtare të zotëruesve përkatës.
Nuk ke të drejtë, licencë apo autorizim në lidhje me përmbajtjen e shërbimeve, përveç rasteve kur kjo shprehet qartë në këto kushte. Shërbimet mbrohen nga e drejta ndërkombëtare e autorit, marka tregtare, patenta, sekreti tregtar dhe të tjera të drejta intelektuale të zbatueshme ose ligje të të drejtave të pronësisë. Për qartësi, ti pranon që të mos (dhe të mos lejosh një palë të tretë që):
Ti zotëron përmbajtjen e përdoruesit, por i jep të drejtë Coca‑Cola që ta përdorë.
Shërbimet mund të përmbajnë forume dhe funksione të tjera ndërvepruese që të lejojnë ty dhe përdorues të tjerë të postoni, të dorëzoni, të publikoni, të shfaqni ose të transmetoni përmbajtje ose materiale (përmbajtja e përdoruesit). Ti zotëron përmbajtjen e përdoruesit që krijon vetë, përveç rasteve kur kushte të caktuara për dorëzimin e përmbajtjes së përdoruesit kërkojnë ndryshe.
Ti kupton dhe pranon që je përgjegjës për përmbajtjen e përdoruesit, përfshirë ligjshmërinë, besueshmërinë, saktësinë dhe përshtatjen.
Kur dorëzon përmbajtje të përdoruesit përmes shërbimeve ose faqeve të mediave sociale të Coca‑Cola-s, i jep të drejtën Coca‑Cola (dhe atyre që na ndihmojnë të kryejmë shërbimet dhe secilin prej pasardhësve apo të deleguarve tanë) të drejtën dhe licencën e pakufizuar, të përjetshme, mbarëbotërore, joekskluzive, pa honorare, me të drejtë dhe licencë plotësisht të paguar (dhe të drejtën e nënlicencimit në nivele të ndryshme) për ta përdorur, mbajtur, ruajtur, riprodhuar, modifikuar, shfaqur publikisht, interpretuar, përkthyer, shpërndarë dhe përcjellë te palë të treta përmbajtjen tënde të përdoruesit, tërësisht ose pjesërisht, për çdo qëllim dhe në çdo media të njohur tani apo të zhvilluar më vonë, deri në masën e lejuar nga ligji (Licenca e përmbajtjes së përdoruesit). Asnjë e drejtë morale nuk transferohet nga licenca e përmbajtjes së përdoruesit që ti i jep Coca‑Cola në këto kushte. NËSE NUK DO T'I JAPËSH COCA-COLA LICENCËN E PËRMBAJTJES SË PËRDORUESIT, MOS DORËZO PËRMBAJTJE TË PËRDORUESIT.
Kur jep përmbajtje të përdoruesit, përfaqëson dhe i garanton Coca‑Cola që:
Përmbajtja jote e përdoruesit duhet të respektojë gjithë rregullat në vijim:
Nëse beson që përmbajtja e përdoruesit i thyen këto kushte, na njofto në https://www.coca-colacompany.com/contact-us, duke përfshirë edhe përshkrimi e përmbajtjes specifike të përdoruesit dhe vendndodhjen e tij te shërbimet ose në faqet e Coca‑Cola në mediet sociale. Deri në masën e lejuar nga ligji, ti pranon të dëmshpërblesh Coca‑Cola për të gjitha pretendimet e ngritura nga palë të treta kundër Coca‑Cola, që lindin prej përmbajtjes tënde të përdoruesit apo në lidhje me të.
Përveç përmbajtjes së përdoruesit, herë pas here mund të zgjedhësh t'i japësh Coca‑Cola ide, sugjerime ose opinone të tjera për shërbimet (Raportime). Për të dhënë ide, vizito faqen tonë të internetit në https://www.coca-colacompany.com/contact-us/submit-an-idea dhe lexo informacionin. Ti zotëron opinonet e tua, por duke ia dorëzuar Coca‑Cola, ti pranon dhe i jep të drejtën Coca‑Cola si plotësisht të paguar, pa detyrime ndaj autorit, përjetësisht, të pakthyeshme, mbarëbotërore, joekskluzive dhe plotësisht të nënlicencueshme, si edhe licencën për të përdorur, riprodhuar, interpretuar, shfaqur, shpërndarë, përshtatur, modifikuar, riformatuar dhe për të krijuar punë që rrjedhin prej saj apo shfrytëzim në çdo formë të gjithë opinioneve të tua. Ti gjithashtu njeh dhe pranon që Coca‑Cola t'i përdorë opinionet tek shërbimet, për sa kohë ti nuk identifikohesh drejtpërsëdrejti, pa pasur nevojë të të marrë leje paraprake me shkrim. Të gjitha opinionet e tua konsiderohen jokonfidenciale dhe jo në pronësi.
Pas pajtimit me këto kushte, Coca‑Cola të jep vetëm për përdorim jotregtar, një të drejtë personale, të kufizuar, joekskluzive, të patransferueshme, të kthyeshme dhe të kufizuar për të hyrë dhe për të përdorur shërbimet dhe për të shkarkuar një (1) kopje të secilit aplikacion.
Shërbimet duhet t'i përdorësh vetëm për qëllime të ligjshme, personale e jotregtare dhe jo për ndonjë qëllim mashtrues a në lidhje me veprimtari të paligjshme. Pa kufizuar sa më sipër, nuk duhet të pranosh, të përpiqesh, të inkurajosh apo të lejosh ndonjë palë të tretë që:
Coca‑Cola ruan të drejtën të monitorojë dhe të regjistrojë veprimtarinë e shërbimeve deri në masën e plotë që lejon ligji dhe në pajtim me politikën e privatësisë së Coca‑Cola (ose ndonjë tjetër politikë privatësie apo njoftim të dhënë).
Coca‑Cola gëzon lirinë ta ndalë hyrjen tënde te shërbimet (bashkë me çdo formë tjetër të mundshme zgjidhjeje), pa njoftuar nëse Coca‑Cola ka një bazë të arsyeshme për të besuar se po i përdor shërbimet në shkelje të këtyre kushteve.
Përveçse kur shprehet qartë në këtë Seksion 10, këto kushte janë të vlefshme për shkarkimin dhe përdorimin e aplikacioneve tona nga ana jote.
Në ndryshim me një faqe interneti, një aplikacion për telefon është program që shkarkohet dhe instalohet në pajisjen tënde celulare. Edhe pse shkarkohen në celularin tënd, aplikacionet kanë licenca, nuk të janë shitur. Nuk mund të kesh interesa pronësie në aplikacione apo të drejta të tjera në lidhje me dhe subjekt i këtyre kushteve.
Mund të shkarkosh një kopje të vetme të një aplikacioni në pajisjen celulare që zotëron ose që kontrollohet nga ti, vetëm për përdorimin tënd personal dhe jotregtar. Për të të mundësuar disa funksione, disa prej aplikacioneve mund të kenë qasje në funksione dhe të dhëna të caktuara të telefonit tënd. Për më shumë informacion se si përdoret informacioni yt personal nga aplikacionet, lexo politikën e privatësisë së Coca‑Cola (ose politika të tjera privatësie apo njoftime që ke marrë kur ke shkarkuar një aplikacion).
Aplikacionet dhe pjesa tjetër e shërbimeve mund të mos kenë saktësisht të njëjtën përmbajtje.
Herë pas here mund të zhvillojmë dhe ofrojmë përditësime (siç përcaktohet në Seksionin 4) të një aplikacioni. Në varësi të parametrave të pajisjes, kur pajisja jote celulare është e lidhur me internetin, aplikacioni do t'i shkarkojë e do t'i instalojë automatikisht gjithë përditësimet e mundshme ose do të marrësh njoftim që të nxit të shkarkosh e të instalosh përditësimet e mundshme. Ti pranon të shkarkosh dhe të instalosh gjithë përditësimet dhe njeh e pranon që një aplikacion mund të mos funksionojë siç duhet, nëse nuk e bën këtë. Gjithë përditësimet për një aplikacion konsiderohen pjesë e aplikacionit dhe shërbimet janë subjekt i këtyre kushteve.
Coca‑Cola gëzon dhe ruan gjithë të drejtën, titullin e interesin për dhe ndaj aplikacioneve, përfshirë gjithë markat Coca‑Cola (përcaktuar në Seksionin 8) dhe, ashtu si mes teje e Coca‑Cola, gjithë të drejtat e tjera të autorit, markat tregtare dhe të drejta të tjera të pronësisë intelektuale si këtu apo që lidhen me to, përveçse kur të është shprehur qartë në këto kushte.
Kur shkarkon ndonjë aplikacion nga dyqani i aplikacioneve të Apple's Aplikacion Store ose Google Play (secili Platformë aplikacionesh), ti miraton dhe pranon që:
Për të mësuar më shumë për mbledhjen specifike të të dhënave nga secili aplikacion, kontrollo parametrat në pajisjen tënde celulare ose shiko deklaratën në platformën e aplikacioneve, prej nga shkarkove aplikacionin. Për të ndaluar mbledhjen e të dhënave përmes një aplikacioni, çinstaloje atë.
Kështu ti përfaqëson dhe garanton që: (i) nuk gjendesh në një vend që ka embargo qeveritare nga SHBA ose që është emëruar nga qeveria e SHBA si vend “mbështetës i terrorizmit”; dhe (ii) nuk je në ndonjë listë të qeverisë së SHBA si palë e ndaluar apo e kufizuar.
Këto kushte hyjnë në fuqi kur i pranon si pjesë e krijimit të llogarisë, kur shkarkon një aplikacion ose përdor një prej shërbimeve, me të cilët lidhen këto kushte (subjekt i përjashtimeve të vërejtura në Seksionin 2). Këto kushte janë në fuqi derisa të përfundohen nga ti ose nga Coca‑Cola.
Ti mund ta ndalësh përdorimin e shërbimeve në çdo kohë, për çfarëdolloj arsyeje. Nëse do ta fshish llogarinë, kontakto me Coca‑Cola duke përdorur informacionin e kontaktit, që gjendet në Seksionin 15 dhe/ose çinstalo ndonjë ose gjithë aplikacionet.
Nëse do të korrigjosh ose të fshish informacionin personal të lidhur me llogarinë tënde, shiko seksionin “Zgjedhjet e tua” të politikës së privatësisë së konsumatorit të Coca‑Cola (ose politika të tjera privatësie apo njoftime që ke marrë).
Coca‑Cola mund ta mbyllë llogarinë tënde menjëherë dhe automatikisht, pa asnjë njoftim paraprak, nëse shkel ndonjë ligj të zbatueshëm në përdorimin e shërbimeve. Coca‑Cola ruan të drejtën ta mbyllë një llogari dhe hyrjen te shërbimet me ose pa njoftim paraprak, nëse Coca‑Cola ka një bazë të arsyeshme për të besuar se po i përdor shërbimet në shkelje të këtyre kushteve.
Coca‑Cola mund ta pezullojë hyrjen tënde te shërbimet, ta anulojë llogarinë tënde ose t'u japë fund këtyre kushteve, pa njoftuar paraprakisht nëse pikasim ose dyshojmë thyerje të sigurisë ose nëse Coca‑Cola ndal së ofruari apo mbështeturi ndonjë prej shërbimeve, që mund ta bëjë me vullnetin e saj.
Ne do të përpiqemi të të njoftojmë paraprakisht për përfundimin e hyrjes në shërbime, që të mund të tërheqësh çdo informacion të rëndësishëm përdoruesi (në masën e lejuar nga ligji dhe këto kushte), por mund të mos duam ta bëjmë këtë, nëse vendosim se kjo është jopraktike, e paligjshme, jo në interes të sigurisë apo mbrojtjes së dikujt, apo e dëmshme në ndonjë formë tjetër ndaj të drejtave dhe pronësisë së Coca‑Cola.
Kur të përfundojnë këto kushte, të drejtat e dhëna nga Coca‑Cola përfundojnë dhe duhet ta ndërpresësh përdorimin e shërbimeve dhe të fshish gjithë kopjet e aplikacioneve nga pajisja jote celulare.
Çdo dispozitë e këtyre kushteve, që, prej natyrës së saj, i mbijeton përfundimit të këtyre kushteve, do të mbijetojë. Për shembull, të gjitha masat që vijojnë, do t'i mbijetojnë përfundimit: çdo kufizim në pengesat tona, kushtet në lidhje me pronësinë ose me të drejtat e pronësisë intelektuale, çdo detyrim që duhet të na paguash dhe kushtet në lidhje me mosmarrëveshjet mes nesh. Përfundimi nuk kufizon dhe nuk do të kufizojë asnjë prej të drejtave të Coca‑Cola apo të tuat dhe kompensimet sipas ligjit ose me paanësi.
Shërbimet përmbajnë lidhje drejt faqeve të tjera të internetit dhe burime të ofruara nga palë të treta (përfshirë edhe agjencitë tona partnere të marketingut dhe platformat e medieve sociale), shërbime mesazhesh të palëve të treta (p.sh., Whats App) dhe në reklama (së bashku, Shërbimet e lidhura). Coca‑Cola nuk mundet dhe nuk i kontrollon shërbimet e lidhura, edhe pse disa shërbime të lidhura të lejojnë ta eksportosh informacion tek ata, si funksionet “pëlqej” ose “ndaj” në mediet sociale. Të lutemi, shiko me kujdes politikat e privatësisë dhe kushtet e tjera të përdorimit për të gjitha shërbimet e lidhura. Nëse vendos të hysh në ndonjë prej shërbimeve të lidhura, i mban vetë përsipër të gjitha rreziqet dhe je subjekt i kushteve që zbatohen në shërbimet lidhura dhe jo i këtyre kushteve.
Shërbimet mund të përfshijnë programe të palëve të treta që ofrohen zakonisht falas prej burimesh të hapura ose licencash të ngjashme (Programe të palëve të treta). Edhe pse shërbimet që të ofrohen janë subjekt i këtyre kushteve, programet e palëve të treta që janë përfshirë në shërbime, mund të jenë subjekt i licencave të tjera ose të tjerash kushte përdorimi, që do të të njoftohen si dhe kur zbatohen.
Mohimi i përgjegjësisë së garancive nga Coca‑Cola
ATY KU LEJOHET NGA LIGJI NË FUQI, SHËRBIMET OFROHEN "SIÇ JANË”, ME GJITHË GABIMET E DEFEKTET, PA GARANCI TË ASNJË LLOJI.
AQ SA E LEJON LIGJI NË FUQI, COCA-COLA, NË EMËR TË SAJ, NË EMËR TË PARTNERËVE TË SAJ DHE LICENCUESVE PËRKATËS APO KRIJUESVE TË PËRMBAJTJES E FURNITORËVE (PALËT E COCA-COLA) MOHOJNË QARTË ÇDO GARANCI, QOFSHIN KËTO TË SHPREHURA, TË NËNKUPTUARA, STATUSORE APO NDRYSHE, NË LIDHJE ME SHËRBIMET, PËRFSHIRË GJITHË GARANCITË E NËNKUPTUARA TË MALLRAVE TË SHITSHME, PËRSHTATSHMËRI PËR NJË QËLLIM SPECIFIK, TITULL DHE MOSTHYERJE APO GARANCI QË MUND TË LINDIN GJATË UJDIVE, MBARËVAJTJES, PËRDORIMIT APO PRAKTIKAVE TREGTARE. PA KUFIZIME NDAJ SA ËSHTË THËNË MË PARË, ASNJË PREJ PALËVE TË COCA-COLA NUK OFRON GARANCI, AS MERR PËRSIPËR E AS BËN PËRFAQËSIME TË ASNJË LLOJI, QË SHËRBIMET TË PLOTËSOJNË NEVOJAT E TUA, TË ARRIJNË REZULTATE TË SYNUARA, TË JENË TË PËRPUTHSHME APO TË FUNKSIONOJNË ME PROGRAME, SISTEME APO SHËRBIME TË TJERA, TË OPEROJNË PA NDËRPRERJE, TË PËRMBUSHIN STANDARDE MBARËVAJTJEJE APO BESUESHMËRIE, TË JENË PA GABIME APO QË NDONJË GABIM E DEFEKT MUND E DO TË KORRIGJOHET.
DISA VENDE NUK E LEJOJNË PËRJASHTIMIN APO KUFIZIMIN E GARANCIVE TË NËNKUPTUARA APO KUFIZIMET E TË DREJTAVE TË PARASHIKUARA ME LIGJ TË KONSUMATORËVE, NDAJ DISA OSE TË GJITHA PËRJASHTIMET E MËSIPËRME, MUND TË MOS ZBATOHEN NË RASTIN TËND.
Kufizime mbi përgjegjësitë e Coca‑Cola
Coca‑Cola mban përgjegjësi për dëme të arsyeshme të drejtpërdrejta dhe të parashikueshme, të shkaktuara nga thyerja materiale e këtyre kushteve nga Coca‑Cola, subjekt i dispozitave të këtyre kushteve.
Aq sa lejon ligji në fuqi, Coca‑Cola nuk është dhe nuk do të jetë përgjegjëse për:
PËRVEÇSE KUR KËRKOHET SHPREHIMISHT NGA LIGJI NË FUQI, NË AS EDHE NJË RAST PËRGJEGJËSITË E PLOTA TË PALËVE TË COCA-COLA NDAJ TEJE, PËR TË GJITHA PRETENDIMET QË LINDIN NGA PËRDORIMI OSE PAMUNDËSIA E PËRDORIMIT TË SHËRBIMEVE APO QË LINDIN NGA NDONJË FORMË TJETËR PREJ OSE NË LIDHJE ME KËTO KUSHTE, QOFSHIN PREJ KONTRATËS, SHKELJEVE OSE NDRYSHE, NUK E KALOJNË TOTALIN E NJËQIND DOLLARËVE AMERIKANË ($100.00).
Asgjë në këto kushte nuk ka synimin të përjashtojë ose të kufizojë përgjegjësitë në mënyra të paligjshme, përfshirë edhe përgjegjësinë ndaj vdekjes apo dëmtimeve personale, të shkaktuara nga neglizhenca apo keqpërfaqësimi mashtrues apo sjellje të tjera të qëllimshme. NËSE NDONJË PREJ KUFIZIMEVE TË MËPARSHME KONSIDEROHET I PAVLEFSHËM, PËRGJEGJËSITË E PLOTA TË PALËVE TË COCA-COLA PËR TË GJITHA DËMET, HUMBJET OSE SHKAQET E VEPRIMEVE TË ÇFARËDO LLOJI A ÇFARËDO NATYRE, DO TË KUFIZOHEN ME AQ SA E LEJON LIGJI NË FUQI.
SI KONSUMATOR, TI PËRFITON NGA ÇDO DISPOZITË E DETYRUESE E LIGJIT TË VENDIT KU BANON. ASGJË NË KËTO KUSHTE NUK I PREK TË DREJTAT E TUA SI KONSUMATOR, QË TË MBËSHTETESH NË DISPOZITAT DETYRUESE TË LIGJIT VENDAS.
Kur përdor shërbimet ose na dërgon emaile, ti komunikon elektronikisht me ne. Në varësi të zgjedhjeve dhe parametrave të llogarisë, ne do të komunikojmë elektronikisht me ty, në një mori mënyrash, si për shembull, me email, me mesazh, me njoftime aplikacioni, duke postuar një mesazh në aplikacion ose ndryshe, përmes shërbimeve. Disa prej këtyre komunikimeve janë automatike dhe dërgohen si të paracaktuara, duke qenë pjesë e shërbimeve. Ne mund të shtojmë ose të heqim disa lloje komunikimi herë pas here. Ti mund ta rregullosh nëse do të marrësh disa lloje komunikimi elektronik në parametrat e llogarisë. Edhe pse mund t'i çaktivizosh disa komunikime, ne mundemi sërish të të çojmë njoftime sipas nevojës, që të na lejosh të të ofrojmë disa pjesë të shërbimeve, si edhe të të njoftojmë për ndonjë problem sigurie.
Ti pranon që të gjitha marrëveshjet, njoftimet, mospranimet dhe komunikime të tjera që të ofrojmë elektronikisht, përmbushin çdo nevojë ligjore në lidhje me këto lloj komunikimesh, përveçse kur duhen detyrimisht me shkrim sipas ligjit në fuqi apo kërkojnë forma të tjera komunikimi. Disa komunikime elektronike mund të jenë subjekt pagesash apo detyrimesh prej rrjetit tënd telefonik ose përftuesit të shërbimit.
Nëse adresa jote e emailit ose informacione të tjera ndryshojnë, ti e mban përgjegjësinë për njoftimin e Coca‑Cola. Ndryshimi i adresës së emailit tënd do të aplikohet në të gjitha komunikimet që do të marrësh prej nesh.
Disa komunikime mund të përfshijnë informacione për llogarinë tënde, si kërkesa për të rivendosur fjalëkalimin. Kushdo që mund të hyjë në emailin tënd ose në pajisjen celulare, mund të shohë përmbajtjen e këtyre komunikimeve.
Kur dërgojmë komunikim marketingu ose promocionesh, e bëjmë këtë në bazë të miratimit tënd si dhe kur është nevoja. Mund të kontrollosh edhe komunikimet tona të marketingut me email, duke shtypur lidhjen e çregjistrimit në poshtëshënimin e çdo emaili marketingu.
Për të kontaktuar me Coca‑Cola për këto kushte, politikën e privatësisë së konsumatorit të Coca‑Cola apo për përpunimin e informacionit personal nga Coca‑Cola, kontakto në https://www.coca-colacompany.com/contact-us/contact-us-form.
Mund të na kontaktosh edhe duke dërguar letër në Coca‑Cola Company, P.O. Box 1734, Atlanta, GA 30301, ose duke na telefonuar në 1.800.GET.COKE (1.800.438.2653) ose duke përdorur çdo informacion specifik sipas vendit, që gjendet te shërbimet.
Për të kontaktuar Coca‑Cola për politikën e privatësisë dhe se si e përpunojmë informacionin personal që mbledhim nga dhe rreth përdoruesve, përdor informacionin e kontaktit që gjendet në politikën e privatësisë së konsumatorit të Coca‑Cola-s.
a. Këto kushte (përfshirë edhe politikën e privatësisë së konsumatorit të Coca‑Cola ose politika të tjera privatësie apo njoftime ndaj teje) përmbajnë të vetmin dhe tërësisht mirëkuptimin mes teje e Coca‑Cola, në lidhje me shërbimet dhe çështjet e përmbajtura këtu dhe zëvendësojnë gjithë mirëkuptimet dhe marrëveshjet e mëparshme dhe të njëkohshme, me shkrim ose me gojë, në lidhje me shërbimet.
b. Ti pranon që kur përdor tastierë, maus apo pajisje të tjera për të zgjedhur një buton a ikonë apo bën veprime të ngjashme a të ndryshme, për t'i dhënë Coca‑Cola ndonjë miratim a pranim, kjo përbën nënshkrimin tënd elektronik, që është i barasvlershëm me nënshkrimin tënd me shkrim. Ti pranon edhe që asnjë verifikim i palëve të treta nuk është i nevojshëm për t'i dhënë vlerë nënshkrimit tënd elektronik. Ti pranon më tej se çdo përdorim i nënshkrimit tënd elektronik në lidhje me shërbimet përbën marrëveshjen tënde për t'iu bindur këtyre kushteve të shërbimit, ashtu siç ekzistojnë në datën e nënshkrimit tënd elektronik.
c. Këto kushte janë në dobi të Coca Cola dhe janë të detyrueshme për Coca‑Cola dhe përkatësisht për gjithë pasuesit apo të deleguarit e tu.
d. Coca‑Cola mund t'ia caktojë këto kushte një pasuesi në interes (në tërësi dhe pjesërisht) po ti nuk mund t'ia caktosh kushtet dikujt pa miratimin paraprak me shkrim nga Coca‑Cola.
e. Nëse ndonjë dispozitë e këtyre kushteve konsiderohet nga një gjykatë ose trupa të tjera gjykimi me kompetenca ligjore si e pavlefshme, e paligjshme ose e pazbatueshme për çfarëdo arsye, ajo dispozitë do të eliminohet ose do të kufizohet në minimum, që dispozitat e mbetura të vazhdojnë të kenë të njëjtën fuqi, sikur kjo dispozitë e pazbatueshme apo e pavlefshme të mos ishte përdorur.
f. Asnjë tërheqje nga Coca‑Cola për kushte të përgjithshme të përcaktuara në këto kushte, nuk do të konsiderohet si një tërheqje e mëtejshme ose e vazhdueshme ndaj këtij kushti të përgjithshëm ose ndaj çdo kushti tjetër. Çdo pamundësi e Coca‑Cola për të mbrojtur një të drejtë apo dispozitë nën këto kushte nuk do të përbëjë një tërheqje nga kjo e drejtë apo dispozitë.
g. Asgjë që përmbahet në këto kushte nuk krijon partneritete, sipërmarrje të përbashkëta, agjenci ose të tjera marrëdhënie të ngjashme ndaj dhe mes teje dhe Coca‑Cola.
h. Nëse Coca‑Cola ose ti nuk lejohet ose nuk keni mundësinë të kryeni ndonjë detyrim të këtyre kushteve prej ndonjë shkaku përtej kontrollit të arsyeshëm të palës që kërkon këtë dispozitë, mbarëvajtja e palës së prekur do të shtrihet përtej periudhës së shtyrjes apo pamundësisë për ta kryer prej këtij shkaku.
i. Titujt dhe mbishkrimet janë vetëm për prakticitet. Përveç rasteve kur thuhet ose bëhet ndryshe e qartë nga konteksti, përdorimi i fjalëve ose frazave: përfshirë, përfshi, veçanërisht, për shembull, si apo ndonjë shprehje tjetër e ngjashme, duhet të interpretohen si ilustruese dhe nuk do të kufizojnë kuptimin e fjalëve, përshkrimeve, përkufizimeve, shprehjeve ose termave që u paraprijnë ose ndjekin këto fjalë.
Coca‑Cola e vlerëson mundësinë e zgjidhjes së çfarëdo problemi në lidhje me shërbimet drejtpërsëdrejti me ty. Nëse do të na sjellësh në vëmendje ndonjë çështje, na kontakto në https://www.coca-colacompany.com/contact-us/contact-us-form.
Ti pranon t'i zgjidhësh mosmarrëveshjet, pretendimet dhe shkaqet e veprimeve që lindin nga ose në lidhje me përdorimin e shërbimeve (Mosmarrëveshje) siç parashtrohet në këtë Seksion 17. Si subjekt i juridiksionit specifik të dispozitave më poshtë, këto kushte dhe përdorimi i shërbimeve kontrollohen nga ligjet e shtetit të Xhorxhias, SHBA, pa u marrë parasysh zgjedhja e saj e dispozitave ligjore.
Aplikimi i Konventës së Kontratave të Kombeve të Bashkuara për shitjen ndërkombëtare të mallrave është qartësisht i përjashtuar.
DERI NË MASËN E LEJUAR NGA LIGJI NË FUQI. JE DAKORD QË ÇDO SHKAK VEPRIMI QË BURON NGA OSE NË LIDHJE ME SHËRBIMET DUHET TË FILLOJË BRENDA NJË (1) VITI PAS HYRJES NË FUQI TË SHKAKUT TË VEPRIMIT; NDRYSHE, SHKAKU I VEPRIMIT ËSHTË PËRJETËSISHT I NDALUAR.
Për konsumatorët kanadezë: Ti dhe Coca‑Cola pranoni që këto kushte kontrollohen dhe interpretohen në pajtim me ligjet e provincës së Ontarios dhe ligjet në fuqi të Kanadasë. Ti pranon që çdo veprim gjyqësor ose për dëmshpërblim që rrjedh nga ose në lidhje me këto kushte duhet të paditet vetëm në gjykatat e provincës ose gjykatat federale me qendër në Toronto, Ontario dhe miraton e i nënshtrohesh gjykimit ekskluzivisht personal të këtyre gjykatave me qëllimin e mbrojtjes gjyqësore të këtij veprimi.
Për konsumatorët e BE: Nëse je banor i BE-së, mund të ngresh pretendime për të kërkuar të drejtat e mbrojtjes së konsumatorit në lidhje me këto kushte, në shtetin anëtar të BE-së, ku jeton. Gjithashtu, Komisioni Evropian mundëson një platformë online për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, që mund ta gjesh këtu: https://ec.europa.eu/consumers/odr. Më shumë informacione për të drejtat e tua si konsumator, gjenden këtu.
Për konsumatorët italianë: Çdo marrëveshje mes nesh dhe teje, në lidhje me këto kushte, do të zgjidhet vetëm përmes gjykatave të vendeve ku ke banuar ose je rezident. Mund të aplikosh edhe për një mekanizëm jashtë gjykate për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje në lidhje me këto kushte (në pajtim me Seksionet 141 – 141 decies të Kodit Italian të Konsumatorëve, 6 shtator 2005 nr. 206). Për shembull, mund të përdorësh ose konsultosh platformën evropiane online për zgjidhjeve e mosmarrëveshjeve, referuar më sipër.
Për konsumatorët e Bangladeshit, Butanit, Indisë, Maldiveve, Nepalit dhe Sri Lankës: Këto kushte dhe përdorimi i shërbimeve kontrollohen nga ligjet e vendit të banimit, pa u marrë parasysh zgjedhja e saj e dispozitave ligjore. Gjykatat e legjislacionit në fuqi, që gjenden në vendin e banimit, do të kenë fuqinë ekskluzive ligjore mbi gjithë mosmarrëveshjet që lindin nga, në lidhje me ose që prekin këto kushte.
Për konsumatorët e BM: Këto kushte dhe lënda e tyre kontrollohen dhe interpretohen në pajtim me ligjet e Anglisë dhe Uellsit. Ti dhe ne biem dakord që gjykatat e Anglisë e Uellsit do të kenë të drejtë ekskluzive ligjore (përveç rasteve kur je banor i Irlandës së Veriut dhe mund ta çosh procedurën në Irlandën e Veriut dhe nëse je banor i Skocisë dhe mund ta çosh procedurën në Skoci.)
Për konsumatorët e SHBA-së:
Zgjedhja e organit dhe rregullave të arbitrazhit. Një mosmarrëveshje duhet të dorëzohet vetëm pranë Shoqatës Amerikane të Arbitrazhit (AAA) që të dëgjohet në kuadër të Rregullave të Arbitrazhit të Konsumatorëve. Nëse për ndonjë arsye, AAA e ka të pamundur ose nuk dëshiron ta arbitrojë në përputhje me këto kushte, ti dhe ne do të zgjedhim një tjetër organ arbitrues, sipas 9 të Kodit Amerikan § 5.
Arbitrazhi i detyruar (individual). Ti pranon që çdo mosmarrëveshje mes nesh të zgjidhet ekskluzivisht me arbitrazh individual (jo të klasifikuar). Palët synojnë t'i binden Ligjit Federal të Arbitrazhit, 9 U.S.C. § 1 et seq. Arbitrazhi nënkupton që nuk do të ketë juri dhe gjykatës.
Qëllimi i arbitrazhit. Arbitruesi do të vendosë ekskluzivisht mbi të gjitha problemet si mosmarrëveshja që lidhet me këto kushte. Arbitruesi do të përcaktojë edhe nëse çdo çështje është mosmarrëveshje apo problem që i takon arbitrazhit. Arbitruesi nuk do të ketë fuqinë të dëgjojë ndonjë mosmarrëveshje si veprim të klasifikuar, veprim masiv apo veprim përfaqësues. Arbitruesi nuk do të ketë fuqinë të lëshojë shkarkim ndaj askujt që nuk është ti ose ne.
Përjashtime nga arbitrazhi (Gjykata e Çështjeve të Vogla). Mosmarrëveshjet që mund të zgjidhen plotësisht në gjykata të çështjeve të vogla, nuk ka nevojë të çohen në arbitrazh.
Zgjedhja e vendit (Qarku Fullton, Xhorxhia). Ti bie dakord që çdo mosmarrëveshje të dëgjohet ekskluzivisht në qarkun Fullton, në Xhorxhia, përveçse kur është rënë dakord ndryshe mes palëve apo është caktuar nga arbitruesi. Ti pranon juridiksionin e shtetit të Xhorxhias për të gjitha qëllimet.
Zgjedhja e ligjit (Xhorxhia). Këto kushte dhe përdorimi i shërbimeve kontrollohen nga ligjet e shtetit të Xhorxhias, SHBA, pa u marrë parasysh zgjedhja e saj e dispozitave ligjore. Gjithsesi, çdo përcaktim nëse mosmarrëveshjet do të zgjidhen nga arbitrazhi ose në varësi të sjelljes së arbitrazhit, do të kontrollohen ekskluzivisht nga Ligji Federal i Arbitrazhit, 9 U.S.C. § 1 et seq.
Zgjidhjet e mundshme në arbitrazh. Arbitruesi mund të ofrojë çdo zgjidhje, shkarkim ose përfundim që palët mund ta kishin marrë në gjykatë, përfshirë pagesën e tarifave e kostove të avokatit, në pajtim me ligjin(et) që zbatohen për çështjen, përveç frenimit.
Frenimi. Arbitruesi mund të mos lëshojë urdhër. Nëse cilado palë në një mosmarrëveshje kërkon lirim nga urdhri, arbitruesi do të përfundojë arbitrazhin e mosmarrëveshjes, duke kërkuar një kompensim me vlerë monetare (nëse duhet) dhe pastaj pala që kërkon lirim nga urdhri, mund të hapë një akuzë të re në gjykatën shtetërore ose federale të qarkut Fullton, Xhorxhia, vetëm për lirimin nga urdhri. Gjetjet e fakteve dhe përfundimet ligjore të arbitruesit nuk do të paraqiten si prova dhe as do të përbëjnë precedentë në akuzën vijuese.
TËRHEQJE NGA VEPRIMI I KLASIFIKUAR
Aty ku e lejon ligji në fuqi dhe në Shtetet e Bashkuara, ti dhe Coca‑Cola bini secili dakord që procesi i çdo zgjidhjeje mosmarrëveshjeje do të kryhet vetëm në bazë individuale dhe jo si veprim i klasifikuar, i konsoliduar apo përfaqësues. Që të dyja palët heqim dorë nga një gjykim me juri.
MË POSHTË VIJON INFORMACIONI PËR TË DREJTAT E KONSUMATORIT DHE ZGJEDHJET PËR VENDE SPECIFIKE JU NXISIM T'U REFEROHENI SEKSIONEVE PËRKATËSE.
Për konsumatorët e Kalifornisë: Nëse je nën 18 vjeç dhe banon në Kaliforni, mund të gëzosh të drejtën të kërkosh heqjen e përmbajtjes tënde të përdoruesit që ke zgjedhur ta bësh publike te shërbimet. Për të kërkuar heqjen e përmbajtjes tënde të përdoruesit, kontakto Coca‑Cola me privacy@coca-cola.com me subjektin “Heqje e përmbajtjes së përdoruesit minoren në Kaliforni”. Ki parasysh se e drejta e heqjes nuk është absolute. E drejta zbatohet për postimin tënd fillestar në përmbajtjen e përdoruesit, por jo për ndarjen e mëtejshme apo publikimin e të tjerëve dhe jo për përmbajtje që ke ndarë prej të tjerëve. E drejta e heqjes nuk zbatohet nëse ke marrë kompensim ose shpërblime të tjera për postimin e përmbajtjes së përdoruesit. Coca‑Cola nuk mund të sigurojë heqje tërësore të përmbajtjes së përdoruesit nga interneti.
Nëse je kalifornian dhe do të kërkosh që Coca‑Cola të të fshijë informacionin personal që mbajmë për ty, shiko seksionin e politikave të privatësisë së Coca‑Cola për Kaliforninë.
Nëse shërbimet konsiderohen në një çast shërbime elektronike reklamimi (siç përcaktohet në Kodin Civil të Kalifornisë, Seksioni 1789.3), banorët e Kalifornisë kanë të drejtë të njohin informacionin specifik të të drejtave të konsumatorit si më poshtë:
Përftuesi i shërbimeve është: The Coca‑Cola Company, One Coca‑Cola Plaza, Atlanta, Georgia 30313.
Nëse shërbimet konsiderohen shërbime elektronike reklamimi, mund të plotësoni një ankesë në lidhje me shërbimet ose mund të merrni më shumë informacion në lidhje me përdorimin e shërbimeve, duke dërguar një email në https://www.coca-colacompany.com/contact-us/contact-us-form. Mund të na kontaktosh edhe duke dërguar letër në Coca‑Cola Company, P.O. Box 1734, Atlanta, GA 30301, ose duke na telefonuar në 1.800.GET.COKE (1.800.438.2653)
Për gjithë konsumatorët në SHBA: Për informacion se si të raportoni një pretendim mbi shkeljen e së drejtës së autorit sipas Ligjit për të Drejtën e Autorit në Mijëvjeçarin Digjital të vitit 1998 (“DMCA”), referoju Politikës DMCA.
Për konsumatorët gjermanë: Asgjë në këto kushte nuk e kufizon ose e përjashton përgjegjësinë e Coca‑Cola për neglizhencë në raport me përdoruesit që jetojnë në Gjermani. Në pajtim me rregullat e Federatës Gjermane të Reklamave (Deutscher Werberat, ZAW), Coca‑Cola nuk kryen veprimtari reklamuese apo marketingu ndaj konsumatorëve nën 14 vjeç. Për këtë arsye, shërbimet nuk u drejtohen dhe nuk synojnë të përdoren nga kushdo nën 14 vjeç.