J.I.D

I lindur dhe i rritur në Atlantën Lindore dhe i nominuar për çmimin "Grammy", J.I.D u rrit me koleksionin e disqeve klasike të zhanrit funk/soul të prindërve të tij dhe u shfaq në skenë me albumin EP të vitit 2015 të titulluar "DiCaprio". Ky album solli bashkëpunimin me dyshen e hip-hopit EARTHGANG, të cilëve u ishte bashkuar më parë në një turne të vitit 2014. Këtu i ra në sy reperit J.Cole, pas çka J.I.D nënshkroi shumë shpejt kontratë me Dreamville/Interscope Records. Me lirikën e mprehtë që të shtyn të tundësh kokën me pohim, një "flow" të shpejtë si rrufe dhe me përkushtimin prej sportisti për të përsosur artin e tij, J.I.D ka bërë për vete fansa besnikë që e kanë ngritur në figurë kulti dhe po çan shtigjet për t'u shndërruar në një nga më të mëdhenjtë e repit në një të ardhme jo aq të largët.