Imagine Dragons

Imagine Dragons vazhdojnë ta ripërkufizojnë rokun në shekullin e 21. Kuarteti Imagine Dragons nga Las Vegasi, fitues të çmimit GRAMMY®, albumet e të cilëve janë certifikuar me "Diamond", mbushin stadiumet, krijojnë himne me jehonë të gjerë, thyejnë rekorde në çdo hap dhe kanë zënë vend në mesin e grupeve më të rëndësishme të rokut në botë. Me një total shitjes të barasvlefshme me 66 milionë kopje albumesh, 55 milionë kopje këngësh digjitale dhe 110 miliardë transmetime, ata shquhen si “i vetmi grup në histori me katër këngë të certifikuara me "Diamond" nga RIIA ”, përkatësisht “Radioactive” (14x me "Platinum"), “Believer” (10x me "Platinum"), “Demons” (10x me "Platinum") dhe “Thunder” (10x me "Platinum").